Tërmeti i sotëm që goditi Turqinë, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale, shkatërroi gjithashtu Kalanë e lashtë në qytetin e Gaziantepit (Antepi i antikitetit), një vend i trashëgimisë së UNESCO-s. Kjo kështjellë me mure monumentale të shoqëruara me 12 kulla vrojtuese nuk ekziston më siç është njohur dikur!
Aty ku më parë ishte kështjella, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, tani ka një grumbull rrënojash. Kalaja e Gaziantepit, tashmë qytetet martir, ishte një objekt i madh, i ndërtuar gati dy mijë vjet më parë në duart e perandorisë hitite, por e shndërruar në një kështjellë të vërtetë nga romakët midis shekujve të dytë dhe të katërtë të erës sonë. Një pikë e shkëlqyer e favorshme për sulmet nga deti, kalaja kishte pësuar ndryshime të mëdha gjatë sundimit të perandorit osman Sulejman I i Madhërishëm (1520-1566), i cili forcoi muret dhe shtoi një mur të brendshëm. Ndryshimet kanë zgjatur deri më sot.
Kalaja u shndërrua në një kështjellë dhe kullë vrojtimi në periudhën e Perandorisë Romake dhe më pas u zgjerua me kalimin e kohës. Forma e tij aktuale daton nga koha e perandorit me origjinën dhe gjakun dardan, Justinianit I (527-565)!
Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…
Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…
Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…
Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…
Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…
Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…