Të qethurat apo qethja e deleve janë rit i lashtë me rëndësi në kulturën popullore shqiptare, respektivisht element i rëndësishëm në jetën baritore i cili daton nga periudhat pagane.
Ky rit zakonisht kryhej nga gjysma e korrikut deri në javën e parë të gushtit dhe pos anës rituale në të kaluarën kishte edhe anën praktike meqë dhenëve i hiqëshin ” bashkat e leshit” dimëror, leshi përpunohej për prodhim të veshmbathjes tradicionale,(zhguna, tirqi, plisa etj.) ndërsa deleve u lehtësonte qëndrimi në temperatura të larta verore dhe fillonte proçesi i rritjes së leshit të ri që ishte element i rëndësishëm në jetën e popullsisë. Sot është ruajtur vetëm ana rituale dhe ky rit kryhet në mënyrë solemne në Plavë e Guci ((Vuthaj), në Bjeshkët e Dukagjinit (rrethina e Deçanit) dhe ne Malet e Sharrit rreth Prizrenit (Opojë) meqë zhvillimi i teknologjisë e ka shty leshin si material në plan të dytë duke i fut në përdorim materialet e reja për prodhimin e veshëmbatjeve dhe mënyrat e elementet e reja të veshjes.
N.F.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…