<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Kur shqiptarët mahnisnin Europën si mercenarë

Është folur dhe flitet shumë për tendencën historike të shqiptarëve për të luftuar si mercenarë në vende të huaja kundrejt pagesës. Por si qëndron e vërteta?

Më së shumti shqiptarët dokumentohen nga historia masivisht si mercenarë në dy periudha kohore. Periudha e parë nis në shekujt 14 dhe 15 me ekspansionin otoman, kur fillimisht venedikasit, me qëllim për të mbrojtur kështjellat e tyre në Mesdhe, morën me shumicë luftëtarë shqiptarë kundrejt pagesës.

Rënia në duar të otomanëve e kështjellave, në territoret arbërore dhe greke, që mbroheshin nga shqiptarë, sjell për pasojë shtimin e numrit të shqiptarëve stradiotë, të cilët luftojnë si mercenarë, sidomos ata që emigruan bashkë me familjet në trojet italiane.

Në këtë periudhë Europa do të njihte zotësitë e stradiotëve shqiptarë, që ishin mercenarë të mirëfilltë, ushtarë me pagesë, që shkonin tek ai që paguante me mirë.
Të armatosur lehtë dhe duke kalëruar kuaj të vegjël, stradiotët shqiptarë do të bëheshin përcaktues në një numër betejash të rëndësishme mes fuqive të ndryshme të Europës.

Për pasojë, këto suksese detyruan strategët ushtarakë që të rikonceptonin rolin e kavalerisë së lehtë në udhëzuesit zyrtarë. Një periudhë e dytë e mercenarizmit masiv përkon me lulëzimin e Pashallëqeve Shqiptare dhe zhvillimet e Revolucionit Grek për Pavarësi, filluar nga viti 1821.

Gjithsesi për këtë periudhë të dytë ka historianë që argumentojnë se nuk kemi të bëjmë me mercenarizëm të pastër të shqiptarëve, krerët e të cilëve nisën të mendonin mëvetësimin e vendit të tyre

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

13 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

13 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

13 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

15 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

17 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

18 hours ago