<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Historia e “burrit të çuditshëm” që notoi 18 orë nga Velipoja në Ulqin për t’u arratisur nga Shqipëria në 1987

Në vitin 1987, një notar profesionist 22-vjeçar i quajtur Tonin Gjini hyri në ujërat e Adriatikut në fshatin verior të Velipojës me mikun e tij më të mirë, Pjerin Gjeka.

Tetëmbëdhjetë orë më vonë, Gjini doli 18 kilometra përgjatë bregut në qytetin malazez të Ulqinit, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Gjeka u mbyt, 100 metra larg bregut. Gjini e tërhoqi trupin e shokut të tij deri në tokë.

Një çerek shekulli më vonë, Gjini ka rikrijuar rrugën që përshkoi me not, këtë herë për një dokumentar të shkurtër të titulluar “Freestyle to Montenegro”, me regji të Ardit Sadikut.

Sadiku, i cili ishte një fëmijë i vogël kur Gjini u arratis, tha se kjo histori e kishte tëhequr shumë si përpjekje e jashtëzakonshme e një njeriu, por edhe si një mënyrë për t’u kujtuar shikuesve se si ishte jeta jo shumë kohë më parë.

Fragment nga filmi

Shqipëria në SHBA, nëpërmjet Jugosllavisë

Gjini e kishte menduar shumë gjatë largimin e tij. “Vendimi për t’u larguar ishte shumë i vështirë”, tha ai për BIRN.

Me të mbërritur në Ulqin, katër persona me uniforma e çuan Gjinin dhe trupin e Gjekës në Podgoricë, i njohur atëherë si Titograd. Nga aty, Gjini u dërgua në burg në qytetin bregdetar të Kotorrit për një muaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga Kotorri, Gjini u dërgua në Beograd, ku u intervistua në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ishin rreth 30 të arratisur të tjerë”, kujton ai. “Dikush ishte arratisur nga malet, dikush nga puna, dikush nga ushtria.”

Gjini u lejua të hynte në SHBA, por familja e tij në Shqipëri u internua  në një fshat të largët në veri të Shqipërisë.

Kur u kthye për herë të parë, në vitin 1992 pas rënies së komunizmit, të afërmit e mikut të tij të vdekur, Gjekës, e pyetën se çfarë kishte ndodhur me të.

“Ata nuk dinin asgjë”, tha ai. Ai u tregoi se jugosllavët e kishin marrë trupin e Gjekës dhe ua kishin kthyer autoriteteve shqiptare, të cilët e varrosën atë në veri të Shqipërisë, “por familja nuk dinte asgjë”.

“Më pas familjarët nëpërmjet një të njohuri të tyre e gjetën. Ata morën një ekskavator, gërmuan dhe e gjetën.”

Regjisori Sadiku

Sadiku nuk kishte dëgjuar kurrë për historinë e Gjinit derisa një koleg në një projekt tjetër i tregoi atij për një burrë “të çuditshëm” që kishte notuar për 18 orë nga Velipoja në Ulqin.

“A është ende gjallë?” e pyeti Sadiku. Ai ishte gjallë dhe ishte kthyer në Shqipëri, duke jetuar në qytetin verior të Shkodrës.

Sadiku shkoi të takonte Gjinin dhe ata ranë dakord të rikrijonin notin. Por në vend që të merrte dikë tjetër për këtë, Sadiku donte Gjinin, i cili në atë kohë ishte rreth të 40-tave.

“Ai është një person krejtësisht origjinal dhe kjo më bindi ta marr për dokumentarin, sepse Tonin ishte i çuditshëm, por i vërtetë në të njëjtën kohë”, tha Sadiku për BIRN.

Megjithatë, Gjini dukej “i frikësuar” nga uji kur ata erdhën për të rikrijuar notin, tha Sadiku. “Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ai është më i moshuar tani”.

“Freestyle to Montenegro” është shfaqur në rreth 10 festivale filmi.

i.b. / dita

InForCulture

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

3 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

3 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

3 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

3 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

3 days ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

3 days ago