<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

 

 

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre. Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët. Sipas të dhënave të bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

Efektet anësore të ngrënies së tepërt të arrave:

Probleme me stomakun

Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj. Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm. Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur. Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diarre dhe fryrje.

Shtimi në peshë

Arrat konsiderohen si një ushqim që sjell shumë energji. Një filxhan me arra ka 765 kalori. Megjithatë, falë yndyrnave të shëndetshme dhe fibrës, arrat arrijnë ta ngopin njeriun shumë shpejt. Nëse ju e teproni me arrat atëherë me siguri do të shtoni në peshë, por do të keni dhe dhimbje koke gjithashtu.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se çelësi i suksesit në mirëmbajtjen e një peshe trupore është të ndaloni së ngrëni sapo të ngopeni. Nëse ju hani arra dhe më pas sforcoheni për të mbaruar pjatën në tryezë edhe pse nuk jeni të uritur, do të merrni shumë kalori. Niveli i duhur i kalorive ditore për gratë dhe vajzat është nga 1600 deri në 2.400, ndërsa për burrat dhe djemtë është nga 2.000 deri në 3.000.

 

Reagimet alergjike

Nëse jeni alergjikë ndaj arrave, atëherë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Kujdesi nuk është kurrë i tepruar edhe nëse jeni alergjikë ndaj një arrori tjetër.

 

Simptomat reagimeve alergjike ndaj arrave përfshijnë skuqjen e lëkurës dhe kruarjen e saj. Megjithatë, në këto raste nuk përjashtohen: diarreja, dhimbjet abdominale, teshtima, kolla e thatë dhe bllokimi i hundëve. Nëse këto simptoma shoqërohen me dhimbje të kraharorit, rrahje të ulëta të zemrës dhe rënie të tensionit atëherë shkoni me urgjencë te mjeku.

admin admin

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 minutes ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

42 minutes ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 hour ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

1 hour ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

2 days ago