<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Mbill shpresë para grurit

Në vitin 1945, Gjermania humbi luftën dhe vendi ishte shndërruar në një pirg të madh gërmadhash.

Popullin e kishte e kapluar ndjenja e demoralizimit dhe humbjes së shpresës. Pesë milionë gjermanë gjendeshin në burgjet e Siberisë, mbi dhjetë milionë të vrarë, shtëpi dhe qytete të rrafshuara me tokën. Shumica e popullit përbëhej nga gra, dëshmitare të përdhunimeve masive nga ushtria e kuqe në Berlin.

Fëmijë të braktisur, e pleq pa përkujdesje. Fenomeni i vetëvrasjes u përhap frikshëm.

Por… më pas lindi ideja e rilindjes, nën udhëheqjen e grave dhe në mungesë të plotë të qeverisë. Gra e pleq, filluan të pastrojnë rrënojat dhe të ndërtojnë shtëpitë nga e para. U mblodhën librat dhe letrat nën rrënoja, që të mundësohej rifillimi i shkollave. Mbi muret e pakët që kishin mbetur në këmbë u shkruan slogane motivuese dhe shpresëdhënëse të tilla si:
“Mbill shpresë para grurit!”

Nga viti 1945 deri në vitin 1955, i gjithë vendi u fokusua në ndërtimin e shtëpive. Me shpresë dhe besim korrën sukses. Gratë filluan të njiheshin si “Gratë e banesave të rrënuara”. Në vitin 1954, Gjermania fitoi kupën e botës në futboll, edhe pse gishtat e këmbëve të lojtarëve shiheshin me sy për shkak të këpucëve të grisura.
Vitet 1955 – 1965 ishin vite të ndërtimit të fabrikave dhe uzinave.

Mungesa e burrave, e detyroi vendin të marrë krah pune nga vende të tjera, sidomos nga Turqia. Puna ishte një vlerë që përkthehej në shpresë dhe seriozitet.

Nga viti 1965 deri në vitin 1975, filluan të shfaqen kapitalet dhe biznesmenët e parë të fuqishëm. Çdo biznesmen, mori përsipër pesëdhjetë të rinj për ti ushtruar dhe mësuar profesione. Më vonë, dy Gjermanitë u bashkuan në një dhe vendi u shndërrua në fuqinë më të madhe ekonomike në mbarë Evropën. Misioni i vetëm i medias ishte mbjellja e shpresës.

E. Fid

InForCulture

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 hour ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 hour ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

23 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

24 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago