Një zjarr nëntokësor që digjet vazhdimisht prej disa dekadash në një qytet amerikan, i ka detyruar shumicën e banorëve që të largohen prej aty.
Centralia, qytet në Pennsylvania në bregun lindor të SHBA-ve, dikur ishte një qytet minierash deri në ngjarjet e majit të vitit 1962, ngjarje që ndryshuan përgjithmonë të ardhmen e atij qyteti.
Një zjarr filloi brenda një depoje dhe u shpërnda në labirintin e minierave të qymyrit qindra metra nën sipërfaqen e qytetit. Ky zjarr vazhdon të digjet edhe sot, pas 60 viteve, transmeton Telegrafi.
Lirimi i gazrave helmues në rrugët e Centralia
Shumë tentime për shuarjen e flakëve nëntokësore kanë dështuar, dhe gazra helmues sikurse monoksidi i karbonit vazhdojnë të depërtojnë nga të çarat në tokën e shkatërruar, duke e bërë atë si një vend të rrezikshëm për t’u jetuar.
Në vitin 1981, todd Domboski, djaloshi 15 vjeçar ishte duke luajtur në oborrin e tij kur ai ra brenda një grope.
Ishte kushëriri i tij që e shpëtoi atë nga gropa e thellë prej afro 50 metrave, por që vuri në pah rreziqet që u kanoseshin banorëve nga zjarri që digjej vazhdimisht nga poshtë, raporton The Mirror.
Madje ka edhe tabela të vendosura rreth qytetit të cilat i paralajmërojnë vizitorët që të mos shkojnë afër disa zonave të caktuara të cilat janë të rrezikshme.
Që prej fillimit të zjarrit, shumica e banorëve janë larguar pasi që në vitin 1983 janë zhvendosur nga shteti dhe shtëpitë e tyre janë rrënuar.
Protesta e banorëve të Centralia
Në vitet e arta të qytetit, në Centralia jetonin mbi 2,700 banorë, ndërsa në vitin 2020 aty jetonin vetëm 5 banorë. /Telegrafi/
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…