<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Në aeroplan ekzistojnë gjëra të fshehura të cilat patjetër mund t’jua shpëtojnë jetën – ja për cilat gjëra është fjala dhe ku gjenden

Një ndër tre persona të rritur ka ankth nga udhëtimi me aeroplan apo frikësohet, ka treguar një hulumtim i paradokohshëm.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Hulumtimi ka treguar që 73% e të anketuarve frikësohen për shkak të problemeve teknike gjatë fluturimit të aeroplanit, mirëpo ekzistojnë shumë shtesa siguruese për të cilat udhëtarët nuk janë fare të vetëdijshëm.

Derisa shumica e udhëtarëve ka dijeni për xhaketat për shpëtim dhe maskat me oksigjen, shumica fare nuk janë të vetëdijshëm për shtesat e tjera të fshehura të cilat u dedikohen sigurisë së tyre.

A e keni ditur që në çdo dritare të aeroplanit ekziston një vrimë e vogël e cila mund t’jua shpëtojë jetën? Të kesh vrimën kudo qoftë në aeroplan është gjë e keqe për shkak të dallimit të presionit në kabinë dhe jashtë.

Kjo vrimë ekziston në mënyrë që presioni të rregullohet dhe njihet me emrin “frymëmarrësja”. Ajo na ndihmon që të mos humbim ndjenjat kur ngrihemi në lartësinë mbi 10.000 metra.

Shumica e aeroplanëve kanë dorezë të fshehur. Ajo mund të përdoret në rast të turbulencave në mënyrë që udhëtarët të mundë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Aty është edhe susta e fshehur e cila mund t’jua bëjë udhëtimin më të këndshëm. Është punuar si masë siguruese në mënyrë që udhëtarët të mund të ikin më shpejtë dhe e përdor ekuipazhi në mënyrë që më lehtë t’i vendosë udhëtarët me nevojat e veçanta në ulëset e tyre.

Ngjyra e aeroplanit me të cilin udhëtoni është më e rëndësishme se sa mendoni. Ndoshta kurrë nuk keni pyetur përse është kështu, mirëpo ekziston arsyeja përse shumica e aeroplanëve kanë ngjyrë të bardhë.

Ngjyra e bardhë mundëson që më lehtë të vërehen disa prishje siç janë rrjedhja e vajit apo e karburantit, plasaritjet dhe prishjet e tjera të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e udhëtarëve.

Gjithashtu, bën që më lehtë t’i shohim aeroplanët në qiell. Nëse aeroplanin do ta ngjyrosni me ndonjë ngjyrë, atëherë ai do të tërheqë më shumë rreze dielli dhe do të ngrohet më shumë se sa duhet, prandaj kjo me çdo kusht duhet të shmanget.

postbck postbck

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

1 day ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

1 day ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

1 day ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

1 day ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

1 day ago