Është e vështirë të rendisni të gjitha vetitë e dobishme të hudhrës, por duhet të dini se në disa situata mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Sipas studimeve, konsumimi aktiv i hudhrës relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Është shumë efektive në uljen e niveleve të kolesterolit (LDL).
Ajo forcon sistemin imunitar dhe është e dobishme për trajtimin e infeksioneve. Është e shëndetshme dhe mund të kombinohet lehtësisht me gatime të ndryshme. Megjithatë, sado e shëndetshme të jetë, ka raste ku shkakton probleme. Nuk duhet ta kombinoni me terapitë e mëposhtme.
– Hudhra ka veti natyrale antikoagulante dhe nuk duhet të kombinohet me barna antikoagulante – ilaçe që përdoren për trajtimin e problemeve të qarkullimit të gjakut, hollimin e gjakut dhe në këtë mënyrë parandalimin e mpiksjes.
– Nëse jeni duke marrë ndonjë mjekim, nuk duhet të merrni hudhra pa u konsultuar më parë me mjekun.
– Nëse keni probleme me mëlçinë dhe jeni duke marrë terapi, hudhra mund të ulë efektivitetin e saj.
– Personat me stomak të ndjeshëm duhet të shmangin hudhrën, sepse është e vështirë për t’u tretur.
– Gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, marrja e hudhrës si ilaç nuk rekomandohet.
– Nëse keni presion normal ose të ulët të gjakut, nuk duhet të hani hudhër çdo ditë. Presioni mund të bjerë edhe më shumë dhe të shkaktojë komplikime.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…