<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kënga mesjetare arbërore – “Konstandini i vogëlthi”

E njohur në folklorin shqiptar si “Besa e Konstandinit”, kjo këngë e kënduar nga ylli i muzikës arvanitase e arbëreshe, Thanasi Moraiti, ka disa specifika të mënyrës së këndimit arkaik, të cilat na kthejnë në melosin e mesjetës së hershme, si dhe nën ndikimin e muzikës kishtare bizantine.

Varianti arbëresh është fragmentar dhe nuk përshkruan në tërësi ngjarjen, sikur në variantin analog për Ago Ymerin e këngëve të veriut të Shqipërisë. Del shumë i kursyer në përshkrimin e situatave. Kalorësi Konstandin, në kohën kur ishte duke përfunduar afati i pritjes (i lidhur me besë në tri ditët e para të martesës), pasi kishin kaluar nëntë vite e nëntë ditë, kishte arritur nga Napoli në vendlindje dhe në ditën kur bashkëshortja, “E bukura”, po bëhej gati të lidhte kurorë me një kalorës tjetër, ai lajmërohet te dera e kishës. Nusja e njeh bashkëshortin dhe u drejtohet të pranishmëve me fjalët:

– O ju krushkë e ju bujarë,
Është ky trimi i zgjedhuri parë…

Përmbushja e besës, në këtë këngë, paraqet forcën e mbajtjes së premtimit që ishte karakteristikë për shqiptarët në të kaluarën.

Teksti është si më poshtë, në origjinal dhe i përshtatur në shqipen e sotme.

***

COSTANDIN̅I I VOGELTHI

Costandin̅i i vogelthi,
Kéj tri dit ce dhönder is̅hte.
Cur i thriti mbreti i Nafples
Psè é kéj per s̅ok te pare
I tergoj te paren carte,
Èdhé e s̅turi ne galjofe
É tergoj te diten carte,
Édhé e s̅turi ne galjofe.
I tergoj te tritene,
Édhé jo nuk munt i thoj!
Nönte vitrè e nönte dite,
Kéj é bukura te prése.
Posa s̅kuan nöndë vitre,
Nönte vitrè é nönde dite,
Me ksuljé é scamantiljè,
Vén e zun n̅ie talandus̅é,
n̅ie lèpus̅ ne cragh i ljidhne,
dhé i s̅kruajtin Costandin̅ie;
s̅kuan vitrezat dhé ditet,
Vétè é bukura ne clis̅e;
s̅kuan vitrezat dhé ditet,
vétè é bukura ne clis̅e.
Costandin̅i calin ng̅éte,
Ate cal te brímurith
s̅péite ndar ne dér e clis̅es
te cu g̅iurmèza édhé is̅te.
Calin lidh é bréda ghine
s̅och te bukuran ne ljote.
«O ju crus̅k̄j dhé ju buljare
Is̅t ki trimi c’rori i pare!”
Costandin̅i nusè muar,
E gka déra e madhe dual.

***

KONSTANDINI I VOGËL

Konstandini i Vogëlt,
Ka tre ditë qi dhandër ishte.
Çoi e thirri Mbreti i Napolit,
Pse e kishte për shok të parë.
I dërgoi të parën kartë,
Edhe e shtiri në galofë,
I dërgoi të dytën kartë,
Edhe e shtiri në galofë,
I dërgoi të tretën,
Edhe jo nuk mund i tha,
Nëntë vite e nëntë ditë
Kjo e bukura e priti,
Posa shkuan nëntë vite,
Nëntë vite e nëntë ditë,
Më kësulë e Skamantile,
Venë e zunë një talanduse,
Një letër në krah i lidhën,
Dhe i shkruajtën Konstandinit.
Shkuan vitet e dhe ditët
Shkoi e bukura në Kishë.
Konstandini kalin nget,
Atë kalë të brimurith,
Shpejt u ndal në derë të kishës,
Te ku gjurmët edhe kishte.
Kalin lidh e brenda hyn,
Sheh të bukurën me lotë:
– O ju krushkë e ju bujarë,
Është ky trimi i zgjedhuri i parë.
Konstandimi nusën mori.
E nga dera e madhe doli.
/Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

7 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

8 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

9 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

11 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

11 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

11 hours ago