Forumi Ekonomik Botëror (WEF) veçoi disa nga faktet që ndodhin çdo minutë në internet.
Në mbarë botën, 200 e-mail dhe 69 milionë mesazhe dërgohen mbi 60 sekonda përmes Facebook dhe aplikacionit WhatsApp.
Përmbajtja me një kohëzgjatje totale prej 500 orësh postohet në YouTube – 695,000 histori postohen në Instagram, ndërsa 9,000 lidhje mes njerëzve bëhen përmes LinkedIn.
Tinder përdoret nga dy milionë përdorues në të njëjtën kohë në një minutë. Ndërkohë, një film ose seri në Netflix po shikohet nga 28,000 përdorues të kësaj platforme në të njëjtën kohë.
Nga ana tjetër 1.4 milion njerëz e shikojnë përmbajtjen në Facebook – 1.6 milion dollarë shpenzohen çdo minutë në internet.
Më shumë se 330 milionë njerëz përdorën internetin për herë të parë vitin e kaluar, por gati 40 për qind e popullsisë së botës nuk ka akoma qasje në internet. Kjo mund t’i bëjë ata edhe më të prapambetur nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.
WEF ka nisur projektin Edison Alliance, i cili synon të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi, dhe që përfshin qeveritë dhe kompanitë.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…