Kompania Apple ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga nisma për teknologjinë e fotove të të gjithë përdoruesve të saj në përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga abuzime seksuale.
Por kjo nismë e gjigandit të teknologjisë është kundërshtuar nga klientët si dhe nga aktivistë e shoqata për mbrojtjen e privatësisë.
Sipas planit të Apple tashmë çdo foto do të skanohet dhe më pas do të ruhet në iCloud, pasi mund të ketë materiale që përdoren për abuzimin e fëmijëve.
Por për kritikët kjo është një shkelje e privatësisë dhe mund të spiunohen shumë njerëz. Më shumë se 5,000 njerëz dhe organizata kanë nënshkruar një letër të hapur kundër teknologjisë.
Nga ana tjetër shumë aktivistë janë shprehur se qeveritë autoritare mund të përdorin teknologjinë për të forcuar regjimet anti-LGBT, ose për të goditur disidentët politikë në vendet ku protestat konsiderohen të paligjshme.
Por Apple tha se “nuk do të pranojë kërkesën e asnjë qeverie për të zgjeruar” sistemin. Kompania ka sqaruar se dhe në të shkuarën ka pasur kërkesa nga qeveri të ndryshme, por i ka refuzuar dhe nuk do të dorëzohet as këtë herë
DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…
Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…
Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…
Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…