Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala peshon randë sa vetë bjeshkët e Dukagjinit. Historia e tij s’asht veç nji ngjarje, asht nji epope që flet për nderin, besën dhe gjakftohtësinë e malësorit.
Kur zullumi në Sarajet e Shkodrës u ba i padurueshëm, Gjeloshi zbriti prej maleve, me allti në brez, e hyri drejt e në zemër të pushtetit. Krisi arma n’mes t’ditës dhe Bimbashi ra dekun.
Po trimnia e vërtetë u pa ma vonë. Kur u hap fjala dhe njerëzia nisën me dyshue se kush e kreu atë akt aq të guximshëm, e sidomos qysh u vra Bimbashi, Gjelosh Marku s’u mburr me fjalë boshe. Ai i dha fund çdo dyshimi me nji përgjigje që tmerroi armiqtë e la pa fjalë miqtë:
“Shkoni e shihni: a e ka nji vrimë në ballë? Nëse e ka në ballë, plumbi jem e ka marrë! Nëse ka gjak diku tjetër, nuk e kam vra unë… se alltia e Gjelosh Markut nuk di me gjuajtë as shpinet, as barkut!”
Kjo fjalë mbeti vula e tij! Për Gjeloshin, tjetërkund nuk kishte burrni. Ai e kishte matë jetën e vet me saktësinë e shenjës. Plumbi në ballë ishte “nënshkrimi” i tij, prova që akti u ba ballë për ballë, sy ndër sy, pa iu trembë syri e pa e njoftë pabesinë.
Lavdi burrave që folën me plumb e me nder aty ku tjerët heshtën, e që na mësuan se malësori i vërtetë nuk din me gjuajtë mbas shpine!
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…
Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…
Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…
Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…