<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vepra artistike sipas Platonit qetëson luftën e amshueshme dhe ndryshimin e idesë dhe të materies

Sipas Plotinit detyra fundamentale e artit qëndron në faktin që në të veçanten të paraqesë pajtimin e plotë të idesë dhe të materies, domethënë të paraqesë idenë si është kthyer dhe ulur në materie, ndërsa materien sesi është ngritur në ide. Vepra artistike qetëson luftën e amshueshme dhe ndryshimin e idesë dhe të materies. Syri i «brendshëm», i cili fillon të shohë kur mbyllet i jashtmi, nuk është i aftë menjëherë të shohë shkëlqimin e plotë të së bukurës. Afrimi ndaj bukurisë më të lartë të shpirtit plotësohet me refuzimin e çdo gjëje trupore, me një ekstazë specifike. Burim i së bukurës është shpirti i bukur, bukuria është, pra, qenësisht subjektive, shpirtërore, çështja e brendshme. Çdo gjë e jashtme në art është e paqenësishme -puna për shembull në materialin prej gurit është punë e skllavëve dhe jo e artistëve – ajo e jashtma, shqisorja në veprën artistike është vetë refleks i së brendshmes dhe në të bazohet. Pikërisht për këtë arsye bukuria është e thjeshtë – dhe jo me kualitet kompleks. Nocioni i të bukurit dhe nocioni i artistikës paraqesin një funksion qenësisht të përbashkët, sepse edhe arti edhe të bukurit shkrihen në një ekzaltacion mistik të frymës. Prandaj, bukuria nuk është ndonjë simetri e pjesëve, ajo nuk gjendet në ndonjë raport objektiv dhe në proporcion ndaj tërësisë, ngase gjërat e bukura janë shpesh shumë të thjeshta, kështu që e bukur është ajo që e pranojmë si gjë të natyrës sonë vetjake, kurse e keqe ajo që për ne është e neveritshme, sepse është në kundërshtim me natyrën tonë të madhërishme. E bukura perceptohet nëpërmjet shpirtit, kurse e keqja është formë e të drejtuarit ndaj trupores dhe materiales, e bukur është diçka që ka formë, kurse e keqe që është pa formë. Për të mundur shpirti ta kuptojë dhe ta pranojë të bukuren, ai duhet të jetë i pastruar, i thjeshtë, i sinqert – duhet edhe vetë të jetë shpirt i bukur. Arti nuk imiton natyrën, por e plotëson natyrën me bukuri atje ku vetë natyra është memece. Çdo gjë tokësore, çdo gjë e njëmendtë është vetëm hije – deri këtu Plotini pajtohet me Platonin. Por arti nuk është – si mendon Platoni – vetëm diçka tokësore, ndijore, por pikërisht në artistikën çdo gjë ndijore tejkalohet për t’u ngritur mbi ekzistencën tonë materiale. Në çastin e frymëzimit, të ekstazës, njeriu e ndien veten si pjesë e një bote më të lartë, bëhet njësoj sikurse edhe pjesa më e vlefshme, më e pafajshme, më e sinqertë e shpirtit të tij. /albertvataj.com/

postbck postbck

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

5 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

6 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

6 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

6 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

6 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

6 hours ago