<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mbretëresha ilire me emrin Anna Perana (Perena)

Prof. Dr. Rexhep Doçi

ANNA PERANA

Annus, Annai, Anula. Një mbretëreshë ilire njihet me emrin Anna Perana (Perena), e cila sundoi në Siujdhesën Apenine, përkatësisht në Italinë e sotme. Për këtë mbretëreshë kanë shkruar disa dijetarë, p. sh. serbi Millan Budimiri, italiani Vittore Pizani dhe Vojtech Zamarovsky. Kështu, M. Budimiri e jep këtë mendim për këtë mbretëreshë: “Anna ilire ishte hyjneshë tipike e gjinisë femërore, që përmendet si Anna Peranna (më vonë Perenna)…”. Ndërkaq, V. Pizani kultin ndaj Anna Peranës te mesapët ilirë në jug të Italisë e sheh të periudhës paraindoevropiane, sepse cek: “Anna që i paravihet Perenna-s, mund të jetë fjala ndoshta për mbeturina kultesh që përpara arritjes së indoevropianëve në Itali”. Kurse V. Zamarovsky hyjneshën apo mbretëreshën ilire Anna Perana e cilëson gabimisht si romake, dhe për origjinën e saj shpreh dyshim, sepse gjykon: “Ana tjetër, me emrin e plotë Ana Perena, ishte hyjneshë e lashtë romake. Origjina dhe funksionet e saj nuk u kanë qenë të njohura as shkrimtarëve antikë”.

Mendimi im është se matronimi iliro-shqiptar apo pellasdo-iliro-shqiptar Ana buron prej fjalës shqipe anë “krah, faqe, brinjë, vend, skaj, fund”, apelativ konfiguracioni, dhe për këtë etimologji ma ka mbushur mendjen mendimi i Prof. E. Çabejt, kur flet për prejardhjen e kësaj fjale në gjuhën shqipe, që e krahason me ind. e vj. anta-h, gjerm. ende “fund, mbarim”, lat. anterior “i mëparm, i përparm”, dhe më në fund me bazën e lashtë të saj në shqipe, që “ka qenë një andã, kjo mbase nga një e lashtë *anta…, shkalla e zhvillimit fonetik duhet të ketë qenë nt:nd:nn:n. Kjo n nuk pësoi rotacizëm në toskërishten, i cili prek vetëm n intervokalike”. Po këtë etimologji e bën mbase të paluhatshme edhe mendimi i mësipërm i M. Budimirit për pjesën e dytë si patronim, se shton: “Anna ilire…, e njohur edhe si Anna Peranna (më vonë Perenna), me këtë emër është afër mendjes se ka të bëjë me shq. perendi dhe me Perunin tonë (e ka fjalën për Perun-in sllav – R. D.). Kështu në krahun e Adriatikut ndeshim mbeturina të matriarkatit ilir…”.

Pra, edhe patronimi Peranna-Perenna i kësaj mbretëreshe ilire kishte mbiemër pellasdo-iliro-shqiptar, nga fjala shqipe pereni-perendi, që vështirë që ka të bëjë me fj. lat. impera, por ndodh të jetë e kundërta, sepse gjasët janë se sundonte në Siujdhesën Apenine, si perëndi në perendim të Siujdhesës Ilire ose Adriatikut. Nuk do lënë pa i krahasuar edhe sa e sa antroponime, patronime (mbiemra), matronime, oikonime etj. që i thekson Louis Beonlew, për ne me fj. pell., il., shq. and-, anë: “4. – Emrat e formuar me Anda”, me formante të ndryshme të rrënjorëve and-, an- nëpër vise të ndryshme të Evropës: “Në Galinë e lashtë Andecavi apo Andegavi (sot Angers), prej nga është formuar mbiemri Andus, Andomatunum, midis Bretanjës dhe Galisë ka një ishull me emrin Andium; në Panoninë e poshtme ekzistonte një qytet me emnin Anamatia, i ngjashëm me emrin e qytetit gal të Andamatunum, si dhe një emër perëndeshe të lashtë të Bretonëve Andarta, qytet i Galisë belge…”.

E kam shënuar në jug të qytetit Arta (në Greqi) emrin e një fshati Anëza, dhe në Peloponez (More) një qytet quhet Anaino. Një hyjni ilire me këtë fjalë Andinus, sipas F. Papazoglut është hetuar në pjesët e Dardanisë antike, si në Kaçanik, Perzeren, Pejë, Kumanovë, Nish, e cila vijon: “Këta emra janë gjithsesi me prejardhje ilire lidhur me emrin Andes –ntis…”. Për shtrirjen e antroponimeve ilire me rrënjorin and-, ant- në Shqipëri kanë shkruar arkeologët shqiptarë, Vangjel Toçi e Skënder Anamali, kurse për praninë e këtij antroponimi në Dalmaci ka dëshmuar Duje R. Mioçeviq.Pra, dy mbretëresha në paraantikë, si më të njohurat, që mund t’i quajmë edhe mbretëresha pellasde-ilire-shqiptare, ishin Teuta dhe Anna Perana, që e para sundonte në Siujdhesën Ilire (Ballkanike), kurse e dyta në Siujdhesën Apenine.

postbck postbck

Recent Posts

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

5 minutes ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

15 minutes ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

41 minutes ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

20 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

20 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

21 hours ago