“…𝘯𝘦̈ 𝘧𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮𝘦𝘵 𝘦 𝘵𝘺𝘳𝘦, 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘴𝘪 𝘱𝘦̈𝘳𝘤̧𝘶𝘦𝘴 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘬𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘩𝘶𝘢𝘫. 𝘑𝘢𝘯𝘦̈ 𝘢𝘬𝘶𝘻𝘶𝘢𝘳 𝘴𝘪 𝘵𝘩𝘺𝘦𝘴 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘰𝘥𝘦𝘷𝘦 𝘮𝘰𝘳𝘢𝘭𝘦, 𝘢𝘯𝘥𝘢𝘫 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘣𝘶𝘻𝘶𝘳, 𝘵𝘦̈ 𝘶𝘳𝘳𝘦𝘫𝘵𝘶𝘳, 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘪 “𝘵𝘦̈ 𝘱𝘢𝘮𝘰𝘳𝘢𝘭𝘴𝘩𝘦̈𝘮”, 𝘢𝘵𝘢 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 𝘢𝘯𝘢𝘵𝘦𝘮𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘵𝘦̈𝘳𝘦̈𝘴𝘪𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘵𝘺𝘳𝘦, 𝘴𝘪 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘵𝘳𝘶𝘬𝘵𝘶𝘳𝘦̈ 𝘦 𝘱𝘢𝘥𝘶𝘳𝘶𝘦𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘦 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘦𝘬𝘴𝘵𝘪𝘵 𝘴𝘩𝘰𝘲𝘦̈𝘳𝘰𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘢𝘵𝘦̈𝘩𝘦𝘳𝘴𝘩𝘦̈𝘮. 𝘗𝘰𝘳, 𝘴𝘩𝘪𝘲𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘦𝘳𝘴𝘱𝘦𝘬𝘵𝘪𝘷𝘢 𝘫𝘰𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘴𝘰𝘵𝘮𝘦, 𝘦 𝘣𝘰𝘵𝘦̈𝘬𝘶𝘱𝘵𝘪𝘮𝘦𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘦𝘫𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘩𝘪𝘲𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘳𝘪𝘻𝘮𝘪 𝘪 𝘬𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘦̈𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘳𝘦 𝘱𝘰𝘭𝘪𝘵𝘪𝘬𝘦 (𝘬𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘯𝘦 𝘴𝘪 𝘱𝘰𝘱𝘶𝘭𝘭 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘱𝘦̈𝘳𝘲𝘢𝘧𝘶𝘢𝘳 𝘲𝘦̈ 𝘯𝘨𝘢 𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 ’90-𝘵𝘢), 𝘢𝘵𝘢 𝘯𝘢 𝘴𝘩𝘱𝘦̈𝘳𝘧𝘢𝘲𝘦𝘯 𝘯𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘱𝘢𝘮𝘫𝘦 𝘵𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘳. 𝘚𝘰𝘵 𝘦 𝘴𝘩𝘰𝘩𝘪𝘮 𝘴𝘦 𝘢𝘵𝘢 𝘬𝘢𝘯𝘦̈ 𝘲𝘦𝘯𝘦̈ 𝘴𝘵𝘳𝘶𝘬𝘵𝘶𝘳𝘢 𝘱𝘳𝘰𝘨𝘳𝘦𝘴𝘪𝘷𝘦 𝘦 𝘴𝘩𝘰𝘲𝘦̈𝘳𝘪𝘴𝘦̈ 𝘴𝘰𝘯𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘵𝘳𝘶𝘬𝘵𝘶𝘳𝘦̈ 𝘢𝘯𝘵𝘪𝘤𝘪𝘱𝘶𝘦𝘴𝘦 𝘦 𝘣𝘰𝘵𝘦̈𝘬𝘶𝘱𝘵𝘪𝘮𝘦𝘷𝘦 𝘵𝘰𝘯𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘷𝘰𝘯𝘴𝘩𝘮𝘦… 𝘔𝘦𝘳𝘪𝘵𝘢 𝘦 𝘮𝘢𝘥𝘩𝘦 𝘦 𝘨𝘫𝘦𝘯𝘦𝘳𝘢𝘵𝘦̈𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘰𝘤𝘬 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘴, 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘴𝘦 𝘢𝘫𝘰 𝘬𝘢 𝘵𝘩𝘺𝘦𝘳 𝘵𝘢𝘣𝘶-𝘵 𝘦 𝘴𝘩𝘰𝘲𝘦̈𝘳𝘪𝘴𝘦̈ 𝘵𝘰𝘯𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘦𝘬𝘴𝘵 𝘥𝘦𝘭𝘪𝘬𝘢𝘵 𝘱𝘰𝘭𝘪𝘵𝘪𝘬. 𝘗𝘦̈𝘳𝘮𝘦𝘴 𝘬𝘦̈𝘵𝘪𝘫 𝘴𝘦𝘨𝘮𝘦𝘯𝘵𝘪 𝘮𝘰𝘥𝘦𝘴𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘪𝘮𝘪𝘵, 𝘯𝘦 𝘴𝘪 𝘴𝘩𝘰𝘲𝘦̈𝘳𝘪 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘵𝘳𝘦𝘨𝘶𝘢𝘳 𝘷𝘪𝘵𝘢𝘭𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘢𝘧𝘪𝘯𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘲𝘢𝘧𝘶𝘢𝘳 𝘷𝘭𝘦𝘳𝘢𝘵 𝘦 𝘣𝘰𝘵𝘦̈𝘴 𝘱𝘦𝘳𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮𝘰𝘳𝘦.”
𝗣𝗲̈𝗿 𝗰̧𝗸𝗮 𝗳𝗹𝗮𝘀𝗶𝗻 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗲𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗥𝗼𝗰𝗸-𝘂𝘁 𝗸𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁𝗲𝘃𝗲 ’𝟲𝟬-𝘁𝗮
Ditë më parë, në një forum (të hapur ad hoc), të facebook-ut, hasa në një diskutim që zhvillohej në mes një rrethi të miqëve, lidhur një temë të pa trajtuar më parë te ne, së paku jo me seriozitetin dhe thellësinë e duhur. Fjala është për paraqitjen e zhanrit të muzikës rock në Kosovë. Ajo që më bëri përshtypje në këtë bisedë, është se në të nuk flitej për rock-un me terma të përgjithshëm, nuk flitej, me qëllime përmbledhëse, për fillet e rock-ut në botë (të viteve ’50 në SHBA), por biseda kishte një fokusim të qartë: gjetjen e informatës se në cilin qytet të Kosovës është mbajtur 𝗸𝗶𝘁𝗮𝗿𝗶𝗮𝗱𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ e kësaj muzike. Ndonëse nuk përputheshin mendimet në mes bashkëbiseduesve, në këtë diskutim tërthorazi doli në dritë një e vërtetë e rëndësishme dhe sinjifikuese, se në tërë Kosovën, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Prizren, në Pejë, në Gjakovë, në Ferizaj, në vitet 1966, ’67, ‘68, janë paraqitur formacionet e para e të rinjëve tanë, që kanë përqafuar një “muzikë të re”, e cila prej disave është konsideruar një muzikë avangarde e kohës, kurse prej të tjerëve, është kundërshtuar si një zhanër që po “helmos rininë tonë”.
𝗠𝘂𝘇𝗶𝗸𝗮 𝘇𝗯𝗮𝘃𝗶𝘁𝗲̈𝘀𝗲 𝗲 𝘃𝗶𝘁𝗲𝘃𝗲 ’𝟲𝟬-𝘁𝗮
Nëse mbështetemi në inçizimet e vjetra nga arkivi i Radio-Prishtinës, mund të konkludohet se muzika e zbavitëse kosovare (në gjirin e së cilës lind rock-muzika) në vitet ’60-ta, ka qenë nën ndikimin e fortë të muzikës jugosllave. Ajo ka qenë një kopje besnike e muzikës së popullarizuar të kultivuar në qendrat më të mëdha jugosllave. Kjo është e kuptueshme jo vetëm për faktin se ne nominalisht i kemi takuar nënqiellit kulturor jugosllav, por edhe për shkak se në Prishtinën e atëhershme kanë vepruar një numër i muziktarëve nga viset tjera (që jeta i ka përplasur në “krahinën e pazhvilluar”), ndaj edhe kanë ndikuar në pamjen përfundimtare të muzikës zbavitëse të Kosovës të kohës. Gjithsesi, si model gjithmonë kanë shërbyer festivalet jugosllave me renome të madhe të kohës (“Pranvera e Beogradit”, “Zagrebfest”, “Festivali i Opatisë” “Vash shlager sezone” etj.), si dhe, pjesërisht, festivali italian i San Remos. Ky zhanër i muzikës, që element të rëndësishëm valorizuies e ka “modernitetin”, e duke e ditur se qendrat e mëdha jugosllave mirë e kanë përcjellur trended e muzikës europiene, për muzikën tonë zbavitëse ka qenë një përparësi, meqë ne, në mënyrë indirekte, skena jonë ka qenë, megjithatë, e informuar me tendencat e muzikës së asaj periudhe kohore.
𝘕𝘦̈ 𝘷𝘢𝘻𝘩𝘥𝘦̈𝘯 𝘦 𝘬𝘦̈𝘴𝘢𝘫 𝘳𝘳𝘫𝘦𝘥𝘩𝘦, 𝘵𝘦 𝘯𝘦 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘧𝘰𝘳𝘮𝘶𝘢𝘳 𝘧𝘦𝘴𝘵𝘪𝘷𝘢𝘭𝘪 𝘪 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘪 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘴 𝘻𝘣𝘢𝘷𝘪𝘵𝘦̈𝘴𝘦 “𝘈𝘬𝘰𝘳𝘥𝘦𝘵 𝘦 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘦̈𝘴”. 𝘌𝘥𝘪𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘪 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘤𝘪𝘭𝘪𝘵 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘮𝘣𝘢𝘫𝘵𝘶𝘳 𝘮𝘦̈ 1963 (𝘯𝘦̈ 𝘡𝘷𝘦𝘤̧𝘢𝘯). 𝘒𝘫𝘰 𝘥𝘢𝘵𝘦̈ 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘰𝘯𝘴𝘪𝘥𝘦𝘳𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘴𝘪 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘩𝘦𝘯𝘫𝘦̈ 𝘦 𝘮𝘪𝘳𝘦̈ 𝘴𝘦 𝘬𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘢 𝘫𝘰𝘯𝘦̈ 𝘧𝘦𝘴𝘵𝘪𝘷𝘢𝘭𝘦𝘴𝘬𝘦 𝘬𝘢 𝘲𝘦𝘯𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘩𝘢𝘱 𝘮𝘦 𝘣𝘰𝘵𝘦̈𝘯. 𝘛𝘢 𝘻𝘦̈𝘮𝘦̈, 𝘧𝘦𝘴𝘵𝘪𝘷𝘢𝘭𝘪“𝘈𝘬𝘰𝘳𝘥𝘦𝘵 𝘦 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘦̈𝘴” 𝘧𝘪𝘭𝘭𝘰𝘯 𝘳𝘳𝘦𝘵𝘩 𝘵𝘦𝘵𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘦 𝘱𝘢𝘴 𝘧𝘦𝘴𝘵𝘪𝘷𝘢𝘭𝘦𝘷𝘦 𝘮𝘦 𝘳𝘦𝘯𝘰𝘮𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪𝘵 𝘢𝘱𝘰 (𝘷𝘦𝘵𝘦̈𝘮) 𝘵𝘳𝘦𝘮𝘣𝘦̈𝘥𝘩𝘫𝘦𝘵𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘦 𝘱𝘢𝘴 𝘧𝘦𝘴𝘵𝘪𝘷𝘢𝘭𝘪𝘵 𝘱𝘳𝘦𝘴𝘵𝘪𝘨𝘫𝘪𝘰𝘴 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘴 𝘪𝘵𝘢𝘭𝘪𝘢𝘯𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘚𝘢𝘯 𝘙𝘦𝘮𝘰.
𝗥𝗼𝗰𝗸-𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗮 𝘀𝗶 𝗳𝗲𝗻𝗼𝗺𝗲𝗻 𝗽𝗹𝗮𝗻𝗲𝘁𝗮𝗿/ 𝗛𝗮𝗽𝗷𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗯𝗼𝘁𝗲̈𝘀 𝗽𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗮𝗻𝗴𝗹𝗼𝗳𝗼𝗻𝗲
Në mesin e viteve ’60-ta, bota jonë e muzikës zbavitëse fillon të ndryshojë. Për herë të parë, influencat vijnë, përpos kanaleve të zakonshme, edhe nga një “botë e jashtme” – nga bota 𝗽𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗮𝗻𝗴𝗹𝗼𝗳𝗼𝗻𝗲 madje, në masë të madhe ato vijnë në mënyrë direkte. Është fjala për paraqitjen e parë të muzikës rock në nënqiellin tonë. Kjo muzikë, e ardhur kryesisht nga Britania, siq dihet, ka qenë një risi e kohës për mjedisin tonë, andaj në fillim ajo ka tingëlluar si një muzikë krejtësisht e re, dhe aq ka dalluar nga muzika e deri atëhershme sa që kjo si e till, është dukur (thuaj) se ka zbritur nga një planet tjetër (!).Në vijim të viteve (duke fituar gjithnjë numër më të madh adhuruesish), fillon të zë vend në mozaikun e muzikës sonë të popullarizuar.
Pra, të ndikuar nga grupet britanike (të “The Beatles”, “The Rolling Stones”, “The Animals” etj.,) në periudhën 1965-69, në të gjitha qytete e mëdha të Kosovës paraqiten, për herë të parë, rock-grupet e para. Ato përqafojnë këtë rrymë të re të muzikës së popullarizuar, duke përsëritur një model të standardizuar të rock grupeve britanike, që ka nënkuptuar një formacion prej tri kitarave të elektrifikuara (kitara solistike, kitara përcjellëse dhe bas kitara), të baterisë dhe të syntisajzerit.
(Ky verzion i rock-ut britanik, dallon nga vala e parë e muzikës rock – muzikës të viteve ’50-ta, që lidhet më tepër me nënqiellin amerikan, qoftë përnga forma ashtu edhe përnga shtrirja dhe fuqia e ndikimit në tërë botën).
Influencimi, siç do të shihet më vonë, nuk bëhet vetëm në domenin muzikor, por edhe në rrafshe tjera përcjellëse, me efekt mjaft të fuqishëm. Së këndejmi, kjo rrymë muzikore, që në vendet perendimore fillon të profilizohet si një kulturë e re, fillon të ushtrojë ndikim në botën e të rinjve tanë por edhe në shoqërinë, tonë në përgjithësi.
Kjo muzikë, në tërë botën, do të unifikoj muzikologët, historianët e muzikës dhe sociologët e artit në një mendim të përbashkët se kjo gjini muzikore paraqet një fenomen të jashtëzakonshëm planetar, jo për efektin që ka në rrafshin e ngusht muzikor, por për ndikimin (ndoshta në rradhë të parë për këtë shkak !) të madh që ka ushtruar në rrjedhat shoqërore të shekullit XX. Së këndejmi rock muzika apo më sakt të themi rock-kultura, do të jetë objekt i shqyrtimeve shumë të thelluara në shumë fusha, në rradhë të parë në fushën sociologjike!
Shiquar në këtë prizmë, edhe për shkencëtarët tanë (në rradhë të parë të sociologëve të kulturës), rock-kultura si fenomen unik, nuk do të duhej të mbetet e neglizhuar, për shkak të ndikimit që ka pasë në mentalitetin e tërë një gjenerate të rinjve tanë, në konceptin për formën e re të jetës. Sigurisht, do të jetë një sfidë e madhe që të analizohen rrethanat të cilat kanë sjellë këto ndikime në shoqërinë tonë, në një shoqëri, që i ka pasur mundësitë e limituara të komunikimit, në çdo aspekt.
𝗜𝗻𝗳𝗹𝘂𝗲𝗻𝗰𝗮𝘁 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲̈𝘀 𝗽𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗺𝘂𝘇𝗶𝗸𝗲̈𝘀
Gjithsesi, në zbardhjen e këtij fenomeni duhet patur parasysh rrethanat specifike të shoqërisë tonë të kohës dhe kontekstin në të cilin ajo ka qenë. Siç dihet organizimi politik jugosllav, ka dalluar nga vendet tjera të bllokut lindor, ndonëse edhe ky ka qenë i ndërtuar sipas modelit të njejtë ideologjik. Ai nuk ka nënkuptuar shkëputjen totale me botën perendimore, kështuqë kumunikimet me këtë botë, kanë ekzistuar në një masë të konsiderueshme, në të gjitha fushat e jetës, në veçanti në fushën e kulturës. Zhvillimet e mëvonshëm në sferën e muzikës, si edhe në sferën politike kanë treguar se në këtë mes ka ekzistuar një tendencë latente të shkëputjes nga rrethi në të cilën gjeografikisht ka qenë “i ngujuar”, dhe ka qenë e dukshme ambicia për të përqafuar një botë “përtej”. Kjo do të shpërfaqet, siq dihet, në mënyrë markante në vitet ’90-ta, në pozicionimin politik të ri të Kosovës.
Influencat e para tek ne kanë arritur në disa mënyra: a) përmes përcjelljes direkte të radiostacioneve muzikore europiane, në rradhë të parë të Radio-Luksemburgut, që në atë kohë ishte një radiostacion kult për këtë muzikë b) përmes diskografisë, e cila ka arritur të depërtoj këtu në mesin tonë, përkundër vështirësive praktike që kanë ekzistuar c) përmes televizionit, që si medium i ri në atë kohë fillon të bëj hapat e para në përditshmërinë tone dhe së fundi d) përmes kontakteve direkte të njerëzve tanë me qendrat e mëdha kulturore, në mes tjerash edhe përmes udhëtimeve, që te ne kanë qenë të lejueshme (për dallim nga vendet tjera të bllokut lindor, ku kjo e drejtë ka qenë e mohuar). Të gjitha këto format e cekura, kanë qenë avantazh i kontekstit politik në të cilin ka jetuar Kosova, për dallim nga vendet tjera të lindjes dhe nga Shqipëria.
Informacione të sigurta dhe precize se si janë dukur këto aktivitete e para të këtyre rock grupeve, të dokumentuara në çfarëdo mënyre (me foto, me shkrime, me audio dhe video shembuj), të thuash se ska fare ose ka në numër aq të kufizuara, kryesisht si pjesë e arkivave private, sa me vështirësi mund të japin një fotografi reale se çka ka ndodhur në atë periudhë në fushën e muzikës së popullarizuar këtu te ne. Tek e fundit, paraqitjet e tyre të para kanë qenë në forma shumë të thjeshta. Kanë bërë muzikë në “ballot” e ditëve të vikendit (një formë e popullarizuar e dëfrimit të të rinjve të asaj kohe), dhe pjesmarrja në kitariada, apo prezentime ad hoc në koncerte të rralla.
Kujtimet që mund t’i rëfejnë individët të asaj gjenerate, të cilët i kanë përjetuar këto aktivitete nga afër, janë të rëndësishme, meqë përmes këtyre rrefimeve mund të bëhet një “rikonstruimin” i llojit të vet. Posaqërisht që ne kemi ende protagonistë dhe akterë direkt të kësaj muzike që mund të flasin për te. Ndonëse na ndanë një distancë kohore relativisht e madhe kohore (mbi pesëdhjetëvjecare), përvoja e tyre dhe rëfimi i tyre është i vlefshëm.
Arsyet, pse nuk ka fakte të drejtëpërdrejta të kohës, janë të shumta. Xhirimet kanë munguar meqë në atë kohë ato kanë qenë një raritet. Ato kanë mundur t’i realizojnë qendrat si Beogradi, Zagrebi, Lubjana, por jo (aq lehtësisht) Prishtina. Ne ende nuk kemi një analizë e ndikimeve që ka mundur të ketë kjo muzikë në aspektin kulturologjik, sociologjik, madje edhe në atë politik. Që moti, rock-muzika në botë, vështrohet dhe analizohet nga aspekti multidimensional. Kjo bëhet meqë kjo gjini muzikore është nxitëse e shumë proceseve shoqërore fundamentale në pjesën e dytë të shekullit XX.
𝗘𝗳𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗿𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗿𝗼𝗰𝗸-𝗺𝘂𝘇𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗯𝗼𝘁𝗲̈
Siç dihet, në botën perendimore, rock muzika konsiderohet si një katalizatore e shumë procesve politike. Kështu, përmes saj është kundërshtuar fuqishëm lufta e Vijetnamit, është kundërshtuar segregacioni racial; rock kultura ka arritur të ndikoj në një balans më të drejt në mes shtresave shoqërore, sidomos ka arritur ta fuqizoj shtresën e mesme etj. Këto procese janë zhvilluar me moton e thyerjeve të tabu-ve; është parapëlqyer liria e gruas, liria seksuale, liria e shprehjes dhe liria krijuese. Praktikisht rock-kultura ka ndikuar në mënyrën e jetesës dhe ky ndikim është aq i madh, sa që ka pasur ndikim në ndërtimin e një stili të ri të jetës.
𝘕𝘦̈ 𝘳𝘳𝘢𝘧𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘰𝘳, 𝘳𝘰𝘤𝘬-𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘢 𝘬𝘢 𝘱𝘢𝘴𝘶𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘯𝘥𝘪𝘬𝘪𝘮 𝘥𝘩𝘦 𝘦𝘧𝘦𝘬𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘢𝘥𝘩 𝘳𝘦𝘧𝘰𝘳𝘮𝘶𝘦𝘴. 𝘋𝘪𝘴𝘢 𝘵𝘦𝘰𝘳𝘦𝘵𝘪𝘤𝘪𝘦𝘯𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘬𝘳𝘢𝘩𝘢𝘴𝘰𝘫𝘯𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘳𝘦𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵 𝘦 𝘮𝘦̈𝘥𝘩𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘻𝘩𝘷𝘪𝘭𝘭𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘯𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘯𝘪𝘯 𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘯 𝘬𝘭𝘢𝘴𝘪𝘬𝘦 (𝘳𝘦𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢 𝘦 𝘝𝘢𝘨𝘯𝘦𝘳𝘪𝘵 𝘯𝘨𝘢 𝘴𝘩𝘦𝘬𝘶𝘭𝘭𝘪 𝘟𝘐𝘟, 𝘳𝘦𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢 𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘴 𝘥𝘰𝘥𝘦𝘬𝘢𝘧𝘰𝘯𝘪𝘬𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘚𝘩𝘰𝘦𝘯𝘣𝘦𝘳𝘨𝘶𝘵 𝘯𝘦̈ 𝘧𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘦𝘬𝘶𝘭𝘭𝘪𝘵 𝘟𝘟 𝘦𝘵𝘫.).
𝘒𝘢 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘴𝘩𝘦𝘮𝘣𝘶𝘫 𝘲𝘦̈ 𝘥𝘦̈𝘴𝘩𝘮𝘰𝘫𝘯𝘦̈ 𝘴𝘦 𝘬𝘰𝘮𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵𝘰𝘳𝘦̈𝘵 𝘮𝘦 𝘳𝘦𝘯𝘰𝘮𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘦𝘬𝘶𝘭𝘭𝘪𝘵 𝘟𝘟, 𝘯𝘶𝘬 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 𝘪𝘯𝘥𝘪𝘧𝘦𝘳𝘦𝘯𝘵 𝘯𝘥𝘢𝘫 𝘬𝘦̈𝘴𝘢𝘫 𝘳𝘦𝘧𝘰𝘳𝘮𝘦, 𝘢𝘯𝘥𝘢𝘫 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘳𝘪𝘫𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳𝘪𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘢𝘵𝘢 𝘪 𝘲𝘢𝘴𝘦𝘯, 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘯𝘺𝘳𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘥𝘺𝘴𝘩𝘮𝘦, 𝘬𝘦̈𝘴𝘢𝘫 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦. 𝘗𝘴𝘩., 𝘓𝘶𝘤𝘪𝘢𝘯𝘰 𝘉𝘦𝘳𝘪𝘰 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘰 𝘷𝘪𝘵𝘦 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘯 “𝘉𝘦𝘢𝘵𝘭𝘦𝘴 𝘚𝘰𝘯𝘨𝘴”, 𝘎𝘺𝘰̈𝘳𝘨𝘺 𝘓𝘪𝘨𝘦𝘵𝘪 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘯 “𝘏𝘶𝘯𝘨𝘢𝘳𝘪𝘢𝘯 𝘙𝘰𝘤𝘬”. 𝘔𝘢𝘥𝘫𝘦, 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘢 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘢𝘭𝘪𝘴𝘵𝘦 (𝘦 𝘳𝘦𝘱𝘦𝘵𝘪𝘵𝘪𝘷𝘦), 𝘴𝘪𝘲 𝘴𝘩𝘱𝘳𝘦𝘩𝘦𝘵 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘵𝘩𝘦𝘮𝘦𝘭𝘶𝘦𝘴𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘴𝘢𝘫 𝘳𝘳𝘺𝘮𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘰𝘳𝘦, 𝘬𝘰𝘮𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵𝘰𝘳𝘪 𝘱𝘰𝘴𝘵𝘮𝘰𝘥𝘦𝘳𝘯𝘪𝘴𝘵, 𝘛𝘩𝘦𝘳𝘳𝘺 𝘙𝘪𝘭𝘦𝘺 “𝘯𝘦̈ 𝘧𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘴𝘢𝘫, 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘢 𝘳𝘦𝘱𝘦𝘵𝘪𝘵𝘪𝘷𝘦 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘲𝘶𝘢𝘫𝘵𝘶𝘳 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈ 𝘱𝘴𝘪𝘬𝘰𝘥𝘦𝘭𝘪𝘬𝘦”, 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘦 𝘬𝘰𝘯𝘧𝘪𝘳𝘮𝘶𝘢𝘳 𝘬𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘶 𝘭𝘪𝘥𝘩𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘴𝘢𝘫 𝘮𝘦 𝘵𝘦𝘯𝘥𝘦𝘯𝘤𝘢𝘵 𝘲𝘦̈ 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 𝘴𝘩𝘧𝘢𝘲𝘶𝘳 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘳𝘰𝘤𝘬 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘯 (“𝘱𝘴𝘺𝘤𝘩𝘦𝘥𝘦𝘭𝘪𝘤 𝘳𝘰𝘤𝘬”). 𝘍𝘦𝘯𝘰𝘮𝘦𝘯𝘪 𝘪 𝘳𝘰𝘤𝘬- 𝘬𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘦̈𝘴 𝘬𝘢 𝘲𝘦𝘯𝘦̈ 𝘢𝘲 𝘪 𝘮𝘢𝘥𝘩 𝘯𝘦̈ 𝘴𝘩𝘦𝘬𝘶𝘭𝘭𝘪𝘯 𝘟𝘟, 𝘴𝘢 𝘲𝘦̈ 𝘬𝘫𝘰 𝘥𝘰 𝘵𝘢 𝘴𝘩𝘵𝘺𝘫 𝘗𝘪𝘦𝘳𝘳𝘦 𝘉𝘰𝘶𝘭𝘦𝘻-𝘪𝘯 (𝘯𝘫𝘦̈ 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘦𝘮𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘥𝘰𝘮𝘦𝘵𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈𝘴 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘦𝘬𝘶𝘭𝘭𝘪𝘵 𝘟𝘟), 𝘵𝘦̈ 𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬𝘦̈𝘱𝘶𝘯𝘰𝘫 𝘮𝘦 𝘍𝘳𝘢𝘯𝘬 𝘡𝘢𝘱𝘱𝘢, 𝘲𝘦̈ 𝘳𝘦𝘻𝘶𝘭𝘵𝘰𝘯 𝘮𝘦 𝘢𝘭𝘣𝘶𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘱𝘦̈𝘳𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬𝘦̈𝘵 “𝘛𝘩𝘦 𝘗𝘦𝘳𝘧𝘦𝘤𝘵 𝘚𝘵𝘳𝘢𝘯𝘨𝘦𝘳” 𝘪 𝘷𝘪𝘵𝘦𝘷𝘦 ’80-𝘵𝘢. 𝘕𝘢𝘵𝘺𝘳𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘬𝘢 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘩𝘦𝘮𝘣𝘶𝘫 𝘵𝘦̈ 𝘵𝘫𝘦𝘳𝘦̈ 𝘮𝘢𝘳𝘬𝘢𝘯𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘪𝘯𝘬𝘳𝘦𝘵𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘥𝘺 𝘧𝘶𝘴𝘩𝘢𝘷𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘰𝘳𝘦, 𝘱𝘦̈𝘳𝘬𝘶𝘯𝘥𝘦̈𝘳 𝘧𝘢𝘬𝘵𝘪𝘵 𝘴𝘦 𝘢𝘵𝘰 𝘬𝘰𝘯𝘴𝘪𝘥𝘦𝘳𝘰𝘩𝘦𝘯 𝘢𝘲 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘮𝘦.
𝗣𝘀𝗲 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗱𝗿𝗶𝗰̧𝘂𝗮𝗿 𝗸𝗷𝗼 𝗽𝗲𝗿𝗶𝘂𝗱𝗵𝗲̈ (𝗡𝗱𝗶𝗸𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲𝗸 𝗻𝗲 )
Ndriçimi i kësaj periudhe mendoj se është i rëndësishëm edhe për shoqërinë kosovare. Arsyet janë të shumta, por unë do të theksoja vetëm një: për herë të parë tek ne lind një 𝗳𝗿𝘆𝗺𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲. Një frymë që përqafon vlerat perendimore dhe e cila nënkupton braktisjen e mentalitetit tradicional ndaj familjes, ndaj edukimit, ndaj moralit dhe aspekteve tjera konzervative të shoqërisë sonë. Kjo tendencë, (ndonëse jo në formë të programit të proklamuar), në thelb, provon vendosjen e një standard të ri shoqëror që mbështetet në 𝗹𝗶𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗿𝗲𝗵𝗷𝗲𝘀.
Edhe në qytetet tona vërehen shenjat e një kulture të re, kështu, në ato vite, janë shfaqur tek të rinjtë mënyra e re e veshjes, mënyra e re e të menduarit, mënyra e re e zbavitjes, e kuptimit të moralit etj. Pastaj, çka është, gjithashtu mjaft sinjifikative, për herë të parë zhanri i muzikës zbavitëse zë vend në përditshmërinë e të rinjeve tanë. Kjo muzikë është prezente shumë më tepër edhe në radio e television.
Për gjeneratat që e kanë përjetuar nga afër këtë periudhë, të paraqitjes së parë kësaj muzike, do të kujtohen se ajo, në fillim, megjithatë, nuk është pëlqyer dhe nuk është mirëpritur. Për më tepër, ka pasur tendenca që kjo kulturë e re “e influencuar nga qarqe të dyshimta nga jashtë” të anatemohet plotësisht.
Nga: Sami Arifi Sipas historianës së njohur angleze, Miranda Vickers, varion numri 200.000-300.000 shqiptarë që u…
Nutricionistët sqaruan për Verywell Health se cilat lëndë ushqyese i duhen trupit të njeriut ndërsa…
Astrolabi është një instrument astronomik i lashtë që përdorej për të matur kohën, për të…
Historia e Revolucionit të vitit 1821 nuk mund të kuptohet pa figurën monumentale të Laskarina…
Një studim i ri tregon se pulat kanë një botë të pasur emocionale. Zogjtë e…
Për herë të parë emrin e Mark Gashit e kam dëgjuar në gjysmën…