<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u montua dënimi me vdekje i Ferat Mujës më 1982?!

Ferat Muja, i lindur në fshatin KOVAÇICË Komuna e Mitrovicës dhe me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, në qershor të vitit 1982 vrau në vetëmbrojtje fqiu e tij serb, Danilo Milinçiqin. Me gjithë provat dhe dëshmitë e pakontestueshme që kishin dhënë dëshmitarët, i akuzuari (F. Muja) dhe mbrojtësit e të akuzuarit gjatë procesit gjyqësor, gjykata e atëhershme në Kosovë, sigurishtë nën direktivat nga lart, kishte vendosur më 27 korrik 1982 që Ferat Muja të ndëshkohet me dënim kapital, me vdekje. Pra, pothuajse as për dy muaj të zhvillimit të procedurave gjyqësore, Ferati kishte marrë dënimin kapital, dënimin me vdekje!


Rastin e dënimet me vdekje të Ferat Mujës e përshkruan edhe Azem Vllasi, protagonist e politikan i Kosovës i viteve 80-ta. Ai, këtë rast e përshkruan kështu: ” … U përhap lajmi në Beograd si sensacion i dorës së parë. Mediat u ranë daulleve se një shqiptar e kishte sulmuar serbin në shtëpinë e tij dhe e kishte vrarë në prehër të nënës. Sigurisht se nga një lajm i tillë shumëkush do të shtangej. Menjëherë pas funeralit, emisarët nga Beogradi, nga “shtabi” për propagandë, e morën nënën e pikëlluar, Danicën, e dërguan në Beograd, ia përgatiten versionin e rrëfimit, të cilën ajo duhej ta rrëfente para kamerave të kanalit televiziv shtetëror, të cilën pastaj e morën edhe mediat tjera.


Ajo e pranoi rolin dhe e përshkroi rastin tragjik kështu: Tha se ajo me të birin rrinin ulur në oborr para pragut të shtëpisë. Ferat Muja erdhi aty, me tre kushërinj të tjerë, me siguri i porositur nga separatistët shqiptarë, i provokoi, u grindën dhe e nxori revolën dhe u sul në drejtim të birit të saj. Rrëfimi ishte i tmerrshëm, më i tmerrshëm se vetë akti i vrasjes. Me qëllim që të dukej sa më tmerrshëm, Danicës në Beograd ia kishin lidhur duart me fasha të bardha, që të dukej edhe ajo se i kishte lënduar duart deri sa po kacafytej me vrasësin, që ta shpëtonte të birin”.


Nga një rrëfim i tillë skandaloz dhe krejtësisht i trilluar, opinioni në ish Jugosllavi u shokua, aq sa arriti të diskutohej edhe në ish organet më të larta të Jugosllavisë titosite. Bazuar në dëshmitë relevante, Ferat Muja do të mund të gjykohej për vrasje në vetëmbrojtje të domosdoshme. Mirëpo, nga rrëfimi skandaloz dhe i trilluar i Danica Milinçiqit (nëna e Danillos së vrarë), rasti i Ferat Mujës mori kahje krejtësisht tjetër, duke u shndërruar në çështje politike!


Prandaj, për shkak të klimës së krijuar nga rrëfimi i Danicës, Nikolla Lubiçiqi, kryetar i atëhershëm i Kryesisë së Serbisë, dhe Kolë Shiroka, kryetar i Kryesisë së Kosovës, përmes kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, kërkuan që gjykata e shkallës së parë ta dënoj Ferat Mujën me vdekje. Mirëpo, gjyqtari fillestar i rastit Muja, kundërshtoi këtë propozim, duke deklaruar se në bazë të dëshmive dhe shkresave të lëndës, bëhej fjalë për një vrasje në vetëmbrojtje të detyrueshme.
Krejt në fund, Azem Vllasi e përshkruan kështu përfundimin tragjik të dënimit me vdekje të Ferat Mujës: “Kola dhe Lubiçiqi kishin premtuar se do të rregullonin që në instanca më të larta kjo të korrigjohej, por fillimisht duhej të dënohej ashpër sa për të qetësuar opinionin. Gjykata e shkallës së parë e dënoi Feratin me vdekje për “vrasje të rëndë mizore”. Në procedurën e apelit Kol Shiroka dhe Nikolla Lubiçiqi e manipuluan edhe gjykatën e shkallës së dytë që ta konfirmonte aktgjykimin e shkallës ës parë, ngase opinioni ende “nuk iashte qetësuar”. Ata premtuan se në kryesin e RSFJ-së (Republika Socialiste Fedreative e Jugosllavisë, IM), e cila e kishte autoritetin kushtetues për falje, do ta rregullonin që dënimi me vdekje të zëvendësohej me dënimin përkatës me burgim. Premtimi nuk u mbajt dhe Ferat Muja u ekzekutua. Në fakt Nikolla Lubiçiqi e kishte mashtruar Kolë Shirokën se Kryesia e Jugoslavisë do ta zëvendësonte dënimin me vdekje me burigm të rëndë…
Opinioni jugosllav ka qenë kapluar me artikuj, poezi, madje ishte organizuar edhe një shfaqje teatrale lidhur me këtë temë në Beograd. Kur u ekzekutua Ferat Muja, askush nuk e publikoj lajmin!!”


Nga këto manipulime të qarqeve të caktuar pansllaviste, qëllimi kryesor ishte denigrimi, kompromitimi, njëllosja e damkosja e shqiptarve, dhe arritja e synimeve politike, e që ishte suprimi i autonomisë së vitit 1974 dhe vendosja e pushtimit klasik serb në Kosovë. Tradicionalisht, qarqet e caktuar në Beograd dhe jo vetëm aty, kanë inskenuar e kamufluar situata e raste të tilla, duke i shndërruar tërsisht në interes të politikës së tyre ditore, siç ishin: rasti Gjorgje Martinoviq (1985), rasti i Aziz Kelmendit në Paraqin (1987) e shumë e shumë të tjera. Andaj, në rrethana të tilla, më së shumti kanë rënë viktimë e atyre inskenimeve njerzit e pafajshëm apo që kanë vepruar në vetëmbrojtje, siç ishte rasti i Ferat Mujës.


Sqarim për foton: Ferat Muja gjatë procesit gjyqësor.

Marrë nga Bekim Muja profili në FaceBook. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

17 hours ago

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

2 days ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

2 days ago

Si të mbroheni nga Hantavirusi – virusi që përhapet nga minjtë

  Hantavirusi është një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit…

2 days ago

ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

  Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që…

2 days ago

Pse zgjoheni vazhdimisht në orën 3:00 të mëngjesit

  Zgjimi gjatë natës, veçanërisht rreth orës 3:00 të mëngjesit, është një përvojë e zakonshme…

6 days ago