<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

 

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat e emigracionit, duke vendosur rregulla më të ashpra për personat që aplikojnë për “Green Card” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas rregullit të ri, të publikuar nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët që kërkojnë statusin e rezidentit të përhershëm ligjor nuk do të mund ta përfundojnë më procesin brenda territorit amerikan, përveç rasteve të jashtëzakonshme.

 

Sipas Reuters, kjo do të thotë se emigrantët që aplikojnë për “Green Card” do të duhet të largohen nga ShBA-ja dhe të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të vazhduar procedurat përmes ambasadave ose konsullatave amerikane, transmeton Klankosova.tv.

 

Vendimi pritet të prekë qindra mijëra emigrantë të ligjshëm që aktualisht jetojnë dhe punojnë në ShBA.

Shumë prej tyre mund të detyrohen të largohen përkohësisht nga vendi, duke lënë pas familjet, vendet e punës dhe jetën që kanë ndërtuar, deri në përfundimin e procesit të aplikimit, i cili në disa raste mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.

 

Procesi për marrjen e “Green Card” konsiderohet prej kohësh një nga procedurat më komplekse dhe më të gjata në sistemin amerikan të emigracionit, për shkak të verifikimeve të shumta, dokumentacionit të gjerë dhe pritjeve të gjata për shqyrtimin e aplikimeve.

 

Shërbimet Amerikane të Shtetësisë dhe Imigracionit kanë bërë të ditur se përjashtime nga ky rregull do të lejohen vetëm në “raste të jashtëzakonshme”.

 

Sipas zyrtarëve amerikanë, masa synon të parandalojë qëndrimin e paligjshëm në ShBA në rastet kur aplikimet për qëndrim të përhershëm refuzohen.

 

 

Rregulli i ri ka shkaktuar reagime të forta politike dhe kritika nga avokatë të emigracionit, organizata për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe ligjvënës demokratë.

 

 

Ndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se ka revokuar më shumë se 100 mijë viza që nga rikthimi i Donald Trumpit në krye të ShBA-së.

admin admin

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

7 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

8 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

9 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

11 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

11 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

11 hours ago