Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, prindërit duhet të presin që fëmijët e tyre të bëhen të paktën 6 muaj përpara se t’i shpojnë veshët e tyre. Bright Side ka gërmuar më thellë mbi këtë temë dhe ka gjetur disa pika që prindërit duhet të mbajnë mend.
Ata mund të lëndonin veten e tyre.
Kur i shponi veshët foshnjës tuaj, ato mund të bëhen të kuqe dhe vërtet të ndjeshme. Është thelbësore të siguroheni që vëthi i sapo vënë nuk duhet të preket. Sidoqoftë, foshnjat janë të paparashikueshme, dhe ata mund të përpiqen të prekin dhe tërheqin atë, gjë që mund të jetë e rrezikshme.
Ju po bëni zgjedhjen e tyre për ta.Reklamë
Ndërkohë që u takon tërësisht prindërve të vendosin nëse do ja shpojnë veshët foshnjës së tyre apo jo, ekziston rreziku që fëmija kur të rritet dhe të mos e pëlqejë atë. Meqenëse shpimi i veshit në çdo moshë dëmton njësoj, mbase është një zgjedhje më e mirë ta lini fëmijën të vendosë vetë kur të jetë më i madh.
Është e përhershme.
Një shpim i përhershëm mund të bëhet problem nëse fëmija juaj rritet dhe vendos të heq qafe shpimin.
Ata mund të zhvillojnë infeksione.
Edhe kur bëhen me të gjitha masat paraprake, shpimet e veshëve tek foshnjave mund të krijojnë një infeksion. Dhimbja, shkarkimi dhe ënjtja mund të shfaqen nëse veshi nuk pastrohet siç këshillohet nga ekspertët dhe madje mund të çojë në formimin e një keloid.
Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…
Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…
Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…
Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…
Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…
Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…