Instagrami ka kërkuar falje pas një gabimi me algoritmin e tij për të promovuar përmbajtjen dietale tek përdoruesit me çrregullime në stomak. Ky algoritëm kishte për qëllim rekomandimin automatik të përmbajtjes së dietës me një kërkim të thjeshtë, mirëpo, përmbajtja në aspektin shëndetësor ishte e gabuar.
Aktivistët e çrregullimeve të të ngrënit kanë thënë për BBC-në se njerëzve të pambrojtur mund t’u shkaktohen probleme.
Zëdhënësi i Instagramit kërkoi falje duke thënë se ishte një gabim dhe çështja është zgjidhur menjëherë.
“Kohët e fundit kemi prezantuar një funksionalitet të ri kërkimi në Instagram përtej “hashtag” dhe emrave të përdoruesit, për t’ju ndihmuar të zbuloni dhe eksploroni më lehtë përmbajtjen për të cilën jeni më të interesuar”, shtoi ai.
“Si pjesë e kësaj veçorie të re, kur prekni shiritin e kërkimit, ne do t’ju sugjerojmë tema për të cilat mund të dëshironi të kërkoni”.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…