<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pllaka e Epokës së Bronzit mund të jetë harta më e vjetër 3D në Evropë

Një gur i sapozbuluar i Epokës së Bronzit mund të jetë harta më e vjetër tredimensionale në Evropë, thonë studiuesit.

Pllaka 2 m me 1.5 m, e zbuluar për herë të parë në vitin 1900, u gjet përsëri në një bodrum në një kështjellë në Brittany, në Francë, më 2014-n.

Arkeologët që studiuan modelet e gdhendura në gurin 4.000-vjeçar thonë se besojnë se shënimet janë një hartë e një zone në Britaninë Perëndimore.

Ata thonë se kjo e bën pllakën hartën më të vjetër 3D të një zone të njohur në Evropë.

Pjesa e shkëmbit, e njohur si pllaka “Saint-Bélec”, besohet se daton nga epoka e hershme e bronzit, midis 1900 p.e.s. dhe 1650 p.e.s.https://zeri.info/inarticle.html

Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1900, gjatë gërmimeve në një vendvarrim prehistorik në Finistère në Britaninë Perëndimore, nga arkeologu lokal Paul du Chatellier.

Pllaka me sa duket u harrua për më shumë se një shekull, e ruajtur për dekada në shtëpinë e Z. du Chatellier, Château de Kernuz. Por studiuesit e gjetën atë në një bodrum në 2014-n.

Pasi analizuan shenjat dhe gdhendjet në gur, studiuesit dyshuan se mund të ishte një hartë.

“Prania e motiveve të përsëritura të bashkuara me vija në sipërfaqen e saj tregoi se ajo përshkruante një zonë të Finistere”, tha një studim në Buletinin e Shoqërisë Prehistorike Franceze.

Studiuesit thonë se dhëmbëzimet janë një paraqitje 3D e luginës së lumit Odet, ndërsa disa vija duket se përshkruajnë rrjetin lumor të zonës.

Gjeolokacioni zbuloi që territori i përfaqësuar në pllakë mbart një saktësi prej 80% në një zonë rreth një shtrirje të lumit 18 milje të gjatë.

“Kjo është ndoshta harta më e vjetër e një territori që është identifikuar”, i tha BBC-së Clément Nicolas, nga Universiteti i Bournemouth, një nga autorët e studimit.

“Ka disa harta të tilla të gdhendura në gur në të gjithë botën. Në përgjithësi ato janë vetëm interpretime. Por kjo është hera e parë që një hartë përshkruan një zonë në një shkallë specifike”.

Dr. Nicolas tha se harta mund të jetë përdorur për të shënuar një zonë të veçantë.

“Ishte ndoshta një mënyrë për të afirmuar pronësinë e territorit nga një princ ose mbret në atë kohë. Kjo pllakë është e rëndësishme, pasi thekson këtë njohuri hartografike”, tha ai. /

postbck postbck

Recent Posts

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

14 hours ago

Çfarë u bënte Azem Galica spijunëve në luftë? Ja historia…

    Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, emri i Azem Galicës lidhet me…

14 hours ago

Ante Gotovina dhe drejtësia në Hagë: Kush ishte gjenerali kroat dhe si u rrëzua dënimi i tij?

Ante Gotovina ishte gjeneral i Ushtrisë Kroate dhe komandant i përgjithshëm operacional gjatë Operacionit Stuhia…

15 hours ago

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në gjetjen e kurës për kancerin?!

    Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e një kure për kancerin që…

16 hours ago

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

    Hulumtimi, i cili përfshiu rreth 1 milion njerëz, konsiderohet ndër studimet më të…

16 hours ago

Ja në cilat vende ndalohet të postoni foto në Instagram

    Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar.…

16 hours ago