Ai shtrihej dikur rreth 400 Km në jugperëndim të kryeqytetit Muscat. Sot ka pak prova se Wadi al-Murr ka ekzistuar ndonjëherë, por ish-banorët dhe vizitorët kuriozë po vijnë për të rizbuluar fshatin e përfshirë nga shkretëtira.
Mohammed al-Ghanbousi, një ish banor, tha se dunat në lëvizje kishin ekspozuar disa banesa pasi ishin mbuluar me rërë. Ky fenomen ka nxitur “njerëzit nostalgjikë të vizitojnë fshatin, strukturat e të cilit qëndrojnë ende sepse janë ndërtuar nga guri”, tha ai.
“Fshati kohët e fundit është përfshirë nw guiden e eskursioneve dhe tërheq të apasionuarit pas fotografisë,” shtoi ai.
Sipas pleqve vendas, “të gjitha shtëpitë në fshat u pushtuan nga rëra që i sulmoi ato 30 vjet më parë, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre”.
Majat e ndërtesave dhe pjesët e murit prej guri shfaqen aty-këtu, duke dëshmuar për ata që dikur jetonin këtu. Një xhami që qëndron brenda fshatit, e cila në kohën e lulëzimit të saj kishte rreth 30 shtëpi dhe 150 banorë, është një ndërtesë që është rishfaqur.
Shkretëtirat po zgjerohen në të gjithë botën, të shtyrë nga ndryshimi i klimës, dhe popullatat e prekura kanë pak armë për të luftuar fenomenin.
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…