“The Journal Junior”, shtojcë e ditores “The Minneapolis Journal”, më 31 gusht 1901 ka botuar një artikull për Greqinë dhe shqiptarët.
Në këtë artikull thuhet se korrespondenti ka vërejtur një ngjarje “kureshtare”, 12 milje (19.3 kilometra) larg nga Athina.
Fala është për fshatin Salesi dhe mësuesen që ishte caktuar të jepte mësim aty. Por, në artikull ceket se nxënësit nuk kuptonin asnjë fjalë në greqisht, që ishte gjuhë e huaj për ta. Prandaj, ajo njofton autoritetet që të dërgojnë përkthyesin për ta “shpëtuar” atë!
Në shkrim thuhet se është gjë e rëndomtë në Greqi që në fshatra të flitet veç shqipja, porse ky është rast më i rrallë meqë greqishtja nuk njihej fare dhe atë afër kryeqytetit të shtetit./telegrafi.com/
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…