<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dardanët e Ilirisë dhe të Trojës janë një popull dhe kane folur shqip

Shkruan: Elena KOCAQI

Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e Ilirisë?

E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sot flasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë.

Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të së njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtim të atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik ka shkuar në Trojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo mund të jetë e mundur.

5 – Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë se“Dardani dhe Jasoni ishin dy vëllezër që jetonin në Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pas vdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të malit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania”.

Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanët ilirë janë quajtur si ilirë, thrakas e trojanë në të njëjtën kohë, rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis thrakasve, ilirve dhe
trojanëve.

Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe sikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi bëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia e
Vogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetë padyshim që dardanët e trojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.

6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë të një etniciteti me trojanët, është ai që jepet tek libri romak “Historia e Perandorëve”. Autori romak tregon për origjinën e perandorit ilir, Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, u dallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshin se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga Dardani vetë”.

Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë si ekzaktësisht i njëjti popull me dardanët e Trojës, madje disa me origjinë dhe nga vetë dinastia dardane e Trojës. Pra, sipas autorëve romak, dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës.

Dardanët e Ilirisë mbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk është koinçidencë por vazhdim i kujtimit të Trojës nga popullsia e saj.

7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjo duket tek emrat që u vunë vendeve të reja ku u vendosën, pas shpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja. Kështu, Ene Dardanidi qytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi u vendos në Britani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguar kryeqyteti i New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanë dhe dardanë, emra që dalin te dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve në antikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj që quhen albanë dhe dardanë, janë shqiptarët.

Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më të vjetër të Evropës Alban, me të cilin janë quajtur tërë popujt e Evropës së vjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia, Albani, fiset gjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane, në Itali trojanët ngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët e quanin veten Alban etj… Edhe dinastitë perëndimore, siç do e shohim më vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre, rrjedhin nga dardano-albanët.

Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar historinë e Evropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmime arkeologjike, duhet të studiojnë albanët, të cilët me gjuhën dhe kulturën e tyre të lashtë tregojnë të gjitha misteret e botës së vjetër. Historianët e antikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Ata kërkojnë të zbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhe latinishtja, por nëse vazhdojnë kështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar, nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

18 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

24 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

24 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

1 day ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago