<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ndikimi i shegës tek diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të konsiderohen një nga frutat më të shëndetshëm.

Kokrrizat e vogla me ngjyrën karakteristike të kuqe, mblidhen në mënyrë perfekte brenda këtij fruti me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore. Shega është pa dyshim një ndër frutat më përfaqësuese të stinës së vjeshtës.

E mbushur me vlera dhe shije, shegët prej kohës njihen si një ilaç natyral që promovon shëndetin e mirë. Shumë studime dhe ekspertë e konfirmojnë këtë prej vitesh.

Ndaj në këtë artikull  ju tregojmë ndikimin e shegës kundër diabetit dhe për shëndetin e mirë të zemrës.

Si ndikon shega tek diabetikët

Pavarësisht se vetë shega është një frut që përmban sheqer dhe mund të duket si zgjedhje e gabuar, ekspertët thonë të kundërtën. Në studimin ku morën pjesë vetëm 85 veta të cilët konsumuan sasi të caktuara lëngu shege, u vu re se vetëm pas tre orësh këta persona pësuan ulje të nivelit të sheqerit në gjak. Megjithëse mjekët nuk japin ende të dhëna se si ky frut e ndikon dhe e heq glukozën e tepërt nga trupi, ka disa shifra se si duhet ta konsumoni.

Këshillohet një sasi e caktuar për konsumin e këtij fruti në ditë në mënyrë që të përfitoni vlera të shumta. Ekspertët rekomandojnë 1.5 ml për çdo kilogramë, pra rreth 105 ml për një person me peshë 70 kg. Konsumimi i kokrrave të shegës apo lëngut të saj ndihmon në uljen ndjeshëm të glukozës në gjak.

Si ndikon tek shëndeti i zemrës

Lëngu i shegës mund të ndikojë edhe në shëndetin e mirë të zemrës tek të sëmurët me diabet. Ky frut ndihmon në uljen e rrezikut të prekjes nga arterioskleroza. Gjithashtu dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiovaskulare, të cilat mund të shkaktohen nga diabeti.

Duke qenë një antioksidant shumë i fuqishëm e plot vlera e ndihmon organizmin në shumë mënyra. Ku përfshihet ulja e sheqerit në gjak, kolesterolit të keq gjithashtu edhe në frendimin e përhapjes së qelizave të këqija në trup. Prandaj përfitoni ta konsumoni këtë frut të mrekullueshëm përsa kohë e gjeni të freskët gjatë muajve të vjeshtës

postbck postbck

Recent Posts

Mehmet Gradica, një patriot i rrallë, komando i pathyeshëm i xhandarmërisë shqiptare

MEHMET GRADICA (1913-1945) Mehmet Gradica u lind më 1913 në Gradicë të Drenicës, në një…

8 hours ago

Eliminimi i opozitës dhe rruga e Zogut drejt Presidencës së parë!

Nga: Romeo Gurakuqi Fundi i Luftës së Parë Botërore ka qenë një kohë dramatike për…

9 hours ago

Dorëshkrim i rrallë i Esat Pashë Toptanit, letër drejtuar parisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë

Bajraktari i Bushkashit e Krenët Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës…

10 hours ago

Shqiptarët në holok’aust para heb’renjve

Isuf B.Bajrami Golgotha Shqiptare Leo Freundlich, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga…

10 hours ago

Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin e Mary Edith Durham në Muzeun Bankfield, Britani e Madhe!

Nga: Jahja Drancolli Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin…

1 day ago

Atentatorët komunistë shqiptarë të drejtuar nga terroris.të serbo-malazezë, sot 82 vjet më parë arritën të kryejnë attentat kundër Xhafer Devës

Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë,…

2 days ago