<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara.

Përurimi u bë në New York. Në mëngjesin e 30 prillit, qytetarët e New York u zgjuan nga oshtimat e trembëdhjetë të shtënave topash dhe kambanat e kishave.

Një procesion inaugurues në Federal Hall filloi gjysme ore pas mesditës. Washington doli nga rezidenca presidenciale i shoqëruar nga anëtarët e Kongresit, ministrat dhe figura të tjera ushtarake. Ai kishte veshur një kostum të thjeshtë, me stofin e prodhuar në Connecticut. Në atë kohë, shumica e tekstileve importoheshin, por Washington dëshironte të vishte diçka amerikane! “Shpresoj se nuk do të kaloj shumë kohë, kur nuk do të jete e modës që një zotëri të paraqitet me ndonjë veshje tjetër,” I shkruante ai Marquis de Lafayette për atë kohë. “Në të vërtetë,” përfundonte ai, “ne tashmë kemi qenë prej kohësh duke u nënshtruar paragjykimeve britanike.” Si rezultat, kostumi që veshi Washington në atë ditë të rëndësishme ishte një kostum modest leshi ngjyrë kafe.

Washington shkoi drejt Federal Hall duke përshëndetur turmat në një karrocë të tërhequr nga katër kuaj. Pasi mbërriti, Zëvendës Presidenti John Adams iu drejtua Washington: “Zotëri, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve janë të gatshëm të marrin pjesë kur ju të beni betimin e kërkuar nga Kushtetuta. Ai do të administrohet nga Kancelari i Shtetit të New York-ut ”.

Përgjigja e Washington ishte e thjeshtë: “Unë jam gati të vazhdoj”. Ai e ndoqi Adams në një ballkon me pamje nga Wall dhe Broad Streets, ku mund të shihte turmat e mëdha të njerëzve. Ata ishin në rrugë, në çati dhe në dritare!

Washington u përul ndaj tyre me dorë në zemër.

Për këtë rast, ishte sjell një Bibël dhe ishte në një tryezë aty pranë. Sekretari i Senatit mori Biblën dhe Washington vuri dorën mbi të, ndërsa bente betimin e tij. Pasi Washington përsëriti betimin, ai u përkul përpara dhe puthi Biblën. Një dëshmitar okular raportonte se përfundimi i betimit “iu komunikua turmës me shpallje” dhe turma “brohoriti tre herë dhe i përsëriti ato kur Presidenti u përkul”. Pati më shumë përshëndetje me armë. Pati më shumë të shtëna topash. Këmbanat e kishave binin pa pushim.

Washington u kthye në Dhomën e Senatit, ku mbajti fjalimin e tij inaugurues.

Nga pikëpamja teknike, fjala e inaugurimit të Washington ishte më pak se i përsosur. Zëri iu drodh dhe ai dukej nervoz. Një senator shkruante: «Ky burrë i madh u emocionua dhe u hutua më shumë se kur kishte parë tytat e topave apo të musketeve. Ai dridhej, dhe disa herë mezi mund të lexonte, megjithëse duhet të supozohet se ai e kishte lexuar shumë herë më parë.” E megjithatë ishte një moment emocional. Pa përsosmëritë e Washington shërbyen vetëm për të nxjerrë në pah sinqeritetin e tij, dhe audienca e tij e donte edhe më shumë për këtë.

Pas fjalimit inaugurues, Washington u largua nga Federal Hall me anëtarët e Kongresit. Ata shkuan në një kishëz aty pranë, ku mesha u krye nga Kapeleni i Kongresit. Dita përfundoi me një shfaqje fishekzjarresh.

Njeriu që mund të kishte qene Mbret ishte tani diçka shumë më i thjesht: President./Përgatiti Sokol Neçaj/

InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

21 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

22 hours ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

22 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

1 day ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

1 day ago