Dokumenti i parë i datuar që njohim deri më sot në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit e vitit 1462. Një tjetër dokument pas tij, Fjalorthi i fon Harfit, i përket vitit 1496. Të dy shkrimet janë në dialektin e veriut të vendit.
Një fletë shqipe, me një fragment ungjilli, e dialektit jugor është gjetur në një kodik të shek.XIV. Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes.
Ndër to mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat. Para vitit 1515, kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe./zgjohushqiptar/InforCulture.info
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…