Ceremonia e marrjes së nuses kudo në botë ka specifika të ndryshme, varësisht nga kultura e vendit bëhen edhe “adetet” të cilat zakonisht janë të trashëguara brez pas brezi,shkruan InforCulture.info
Edhe shqiptarët, ceremoninë e dasmës dhe marrjes së nuses e kanë bërë në forma unike dhe me tradita interesante, që lidheshin shpeshherë me vendin ku ata jetonin apo edhe ndodhte qe disave prej tyre nuk u`a dinin as kuptimin.
Por, pavarësisht kësaj ,shqiptarët ceremonisë së martesës i kushtonin shumë rëndësi ,dasmat bëheshin të mëdha dhe ftohej thuajse i gjithë farefisi që gëzimin ta ndanin bashkë.
Nusja dhe dhëndrri për dallim nga e sotmja, nuk kishin kontakte paraprake me njëri tjetrin ,dhe takimi i tyre bëhej vetëm ditën e martesës ,pasi nusja arrinte në shtëpi.
Për të marrë nusen nga shtëpia e saj dhe për t’a sjellënë shtëpinë e burrit caktoheshin disa veta, të cilët sado e gjatë të ishte rruga ju duhej qe ta përshkonin në këmbë apo me kuaj.
Nusja duhej të qëndronte “e ngrirë” dhe të mos largonte shaminë nga koka derisa të arrinte në shtëpinë e burrit ku e prisnin dasmorët.
Në disa fotografi të vitit 1940 ,të cilat janë shkrepur nga Giuseppe Massani diku në Tepelenë shihet nusja mbi kalë ,kurse rreth saj janë dy burra pak më të pjekur dhe një djalë i ri(fëmijë).
Në foto poashtu shihen edhe një grup dasmorësh të cilët janë në rrugë dhe ecin para nuses.
I pari është një person më i moshuar i cili nga shqiptarët quhet “Bajraktar” ,ai mban një flamur në dorë dhe arrin i pari në shtëpi dhe sjell lajmin se “nusja po vjen”./InforCulture.info
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…