<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjallë dhe vdekur – një ritual i rrallë shqiptar(Foto)

Gjallë dhe vdekur – një ritual i rrallë shqiptar

U shtanga kur hasa në këtë foto dramatike nga një rit mortor në veriun e Shqipërisë. Viti duhet të jetë 1940 dhe duket se bën ftohtë.

Sa afër janë jeta dhe vdekja në këtë skenë!

Një fotograf italian, emrin e të cilit nuk e kam gjetur, ka shkuar për të mbledhur material etnografik dhe është ndodhur përpara një befasie me këto gra që rrethojnë të vdekurën mbi një shtrat të improvizuar me rrasa druri.

Gratë janë të veshura me rroba tradicionale dhe gati njësoj: shami, jelek, përparëse, çorape të trasha leshi, opinga. Pastër dhe bukur.

E veshur si të tjerat, e vdekura është nxjerrë jashtë mureve të shtëpisë, siç duket për një lamtumirë të fundit.

Gratë rrinë të heshtura, por në fytyrat e tyre nuk sheh ndonjë dëshpërim të dukshëm. Janë dinjitoze dhe nuk vajtojnë, përkundrazi kanë një farë vështrimi përbuzës, gati përqeshës për vdekjen.

Me duar të kryqëzuara nga të ftohtit, ose nga zakoni ato të japin përshtypjen sikur e kanë harruar një çast të vdekurën dhe po hetojnë me kureshtje fotografin e huaj, që ka ardhur të shohë këtë ritual të rrallë në malet shqiptare. /I.K/ /MekuliPress.com/ InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

14 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

16 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

19 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago