Ne nuk kemi nevojë të shpenzojmë dhjetra, qindra lekë për produkte kozmetikë dhe për kujdesin e lëkurës, sepse natyra na ka ofruar kaq shumë produkte organike, saqë të mos kemi nevojë më për gjë tjetër. Ndonjëherë përgjigjet për shumicën e problemeve tona të lëkurës janë vetëm në kopshtin tonë ose bufenë e kuzhinës.
Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, vitaminë C dhe klorofil. Vitamina C ndihmon në ndriçimin e lëkurës tuaj dhe i jep asaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Si një antioksidant i fuqishëm, vitamina C parandalon shfaqjen e njollave të lëkurës dhe zbeh ato ekzistueset.
Për më tepër, majdanozi bën një punë të shkëlqyer dhe në eleminimin e toksinave nga sistemi juaj. Është gjithashtu një pastrues i shkëlqyeshëm i gjakut dhe rrit qarkullimin e tij në trupin tuaj. Përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që zvogëlon fryrjet e lëkurës. Majdanozi është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i eugjenolit dhe vajrave të tjerë të paqëndrueshëm (të avullueshëm) që kanë veti qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale (thelbësore që lëkura jonë të mos iirritohet në periudha stresuese)
Përbërësit që duhet të bëni bashkë për të zbehur pamjen e rrathëve të zinj poshtë syve
Çaj jeshil
majdanoz
ujë
Ja si:
Përgatisni një filxhan çaji jeshil e lëreni të ftohet.
Përdorni një lugë për të shtypur gjethet e majdazonit dhe hidhni dy lugë gjelle nga kjo erëz e freskët në filxhanin e çajit. Përziejeni mirë dhe lagni dy pambukë.
Vendosini këta të fundit nën sytë tuaj dhe lërini për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.
Lëreni që lëkura juaj të thithë lëndët dhe mineralet e çajit jeshil e të majdanozit.
Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.
Për rezultate më të mira, vendosni përzierjen në frigorifer para se të përdorni. Ju gjithashtu mund të njomni disa fleta pambuku në përzierjen e majdanozit dhe t’i mbani në frigorifer para se t’i vendosni nën sy.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…