Mjeku i OBSH, Walter Ricciardi tha se koronavirusi ende po studiohet, por dha disa këshilla që duhet të zbatohen patjetër në mënyrë që të minimizohet transmetimi i këtij virusi kaq ngjitës.
“Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik mes njerëzve. Prandaj është shumë e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi dhe akoma më e rëndësishme të lash duart. Kur dikush del jashtë dhe prek objekte, në autobus apo ashensor, ekziston rreziku që fillimisht t’i ketë prekur dikush i sëmurë, të ketë kollitur apo teshtitur mbi to. Kështu virusi mund të transmetohet”, -është shprehur ai.
“Për të shmangur transmetimin, të gjithë ata që janë të detyruar të dalin, kur kthehen në shtëpi, duhet t’i lënë këpucët dhe rroba në një ambient të veçuar, mundësisht jashtë shtëpisë”, -është shprehur Ricciardi, duke shtuar se COVID-19 është një virus i ri ende i panjohur dhe mund të mbijetojë në sipërfaqe.
Mjeku shtoi se praktika e dezinfektimit të rrugëve dhe sipërfaqeve është shumë e rëndësishme, njësoj siç është mbajtja e distancës.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…