<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në Itali nis shpërndarja falas e ilaçit që ka rezultate në luftën ndaj koronavirusit

Ka nisur në Itali përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.

Ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.

Pas autorizimit nga Komisioni Parlamentar i Shnëdetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, terapia me Tocilizumab prej disa orësh ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.

Kompania farmaceutike që tregton ilaçin në Itali, Roche, ka informuar se do ta shpërndajë atë falas në të gjitha rajonet italiane që do të prezantojnë kërkesën. Kjo kompani po organizohet për të pasur të gjitha rezervat e duhura e përmes administratorit të përgjitshëm Maurizio De Cicco kërkon nga Agjensia Kombëtare italiane e Ilaçeve, një protokoll sa më shpejtë për të evituar abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab e nga ana tjetër për të dhënë përgjigje sa më pozitive për pacientët me Covid 19.

Deri më tani është informuar se po kurohen me Tocilizumab, 20 pacientë në rajonin e Ligurias të shtruar në spitalin San Martino të Genovas, 11 pacientë në rajonin Marche, në spitalet e Pesaro e Fano, 8 pacientë në spitalin Annuziata të Kozencës në Kalabri, e në rajonin e Toskanës ku kërkesa për përdorimin e tij është për 164 pacientë, dhe ilaçi është autorizuar vetëm për 61 prej tyre.

Ilaçi Tocilizumab ka nisur të përdoret dhe në rajonin e Lombardisë ku numri i pacientëve të infektuar në terapi intesive është mjaft i lartë.

Këshilltari rajonal për shëndetësinë në Lombardi, Giulio Gallera, informon se ka nisur përdorimi i këtij ilaçi në disa pacientë të këtij rajoni. Po kurohet me këtë terapi dhe këshilltari për ekonominë Alessandor Matizonli i cili ka rezultuar pozitiv. “Ky ilaç’’ , tha ai ‘’ka dhënë përmirësime tek pacientët”.

Dhe rajoni Marche informon se 8 nga 11 pacientë që kanë përdorur tocilizumab kanë reaguar mjaft mirë ndaj kurës.

“Ka nisur përdorimi i këtij medikamenti në spitalin “Riuniti Marche Nord” të Pesaros, informon drejtori i repartit të emegjencave të kësaj strukture, doktor Michele Tempesta e ka dhënë efekte të menjëhershme pozitive tek pacientët në gjendje jo shumë të rëndë dhe një përmirësim të lehtë tek pacientët në reanimacion e me frymëmarrje artificiale. Jemi në fazë eksperimentale e po tregojmë mjaft kujdes”, thotë ai.

Gjithashtu dhe shefi i repartit të urgjencës në sptialin Santa Croce të Fanos informon se “70-80 % të rasteve ku është përdorur Tocilizumab ka sjellë një përmirësim pozitiv tek pacientët brenda 24 orëve.”

Dhe në rajonin e Ligurias po kurohen 20 pacientët e parë, dhe rezultatet e terapisë kanë dhënë përgjigje inukurajuese .

Për herë të parë ilaçi Tocilizumam i cili nuk është një medikament antiviral por që përdoret në terapitë anti artrit e anti reumatizëm, është aplikuar nga doktor Paolo Ascierto në 2 pacientë pozitivë me koronavirus të shtruar në spitalin e Napolit. Përmirësimi i dukshëm i tyre brenda 24 orëve çoi në kërkesën e një protokolli kombëtar për përdorimin e terapisë në të gjitha spitalet italiane. Sipas Doktor Ascieto studimet e kryera nga ekipi i tij mjekësor kanë vërtetuar se ky ilaç shfaqet mjaft efikas tek pacientët në gjendje të rëndë por që ende nuk janë lidhur me aparate të frymëmarrjes artificiale.

Ky ilaç ëshë përdorur për herë të parë në fazë eksperimentale në 21 pacientë në Kinë duke dhënë një rezultat pozitiv e të menjëhershëm në 20 prej tyre.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

12 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

14 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

17 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago