<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Tre këshilla për ta bërë parfumin tuaj të zgjasë më gjatë

Nëse do të duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas parfumit të tyre , atëherë ndoshta do ta bënim kështu: ato që mbajnë një parfum gjatë gjithë jetës së tyre dhe ato që duan të nuhasin ndryshe çdo stinë apo edhe çdo ditë.

Çfarëdo kategorie që i përkisni, patjetër që dëshironi që parfumi juaj të zgjasë shumë dhe të mos “zhduket” pas një kohe. Disa janë më të fortë se të tjerët dhe zgjasin mjaft kohë me një spërkatje të vetme. Disa duan pak “ndihmë” dhe ne do t’jua japim.

Fillimisht le t’ju themi se parfumet me fruta dhe me lule zgjasin më pak se ato me drurë dhe pikantë, kështu që nëse dëshironi qëndrueshmëri pa mundim, këto të fundit janë ato që ju nevojiten. Por nëse ju pëlqejnë ato të kategorisë së parë, do të ishte mirë t’i spërkatni në pjesët e trupit ku ka puls (brenda kyçeve dhe anëve të qafës), por edhe në vende si kërthiza dhe pjesa e brendshme e gjunjëve.

Një këshillë që patjetër do t’ju ndihmojë është të merrni kremin përkatës të trupit të parfumit që ju pëlqen dhe t’i vishni së bashku për intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe. Nëse nuk e dëshironi ose nuk disponohet në treg, përpiquni të shmangni edhe kremrat me një aromë ndryshe, të fortë, pasi në këtë mënyrë do të “ngatërroni” aromat.

Së fundi, ruani parfumet tuaja në një vend të errët dhe të freskët dhe gjithmonë sigurohuni që të mbyllni mirë kapakët e tyre, pasi ajri mund të ndryshojë përbërjen e tyre dhe, si rrjedhojë, kohëzgjatjen dhe intensitetin e aromës.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

3 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

7 days ago