<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

 

Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike gjatë orëve të natës. Me hyrjen në fuqi të orarit dimëror, ndryshon edhe koha e aplikimit të tarifave të energjisë elektrike.

Në Kosovë, tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Ky orar është në fuqi nga 1 tetori deri më 31 mars, ndërsa gjatë sezonit veror, nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e ulët aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Sipas strukturës tarifore të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), tarifa e lartë gjatë dimrit aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa gjatë verës nga ora 08:00 deri në 23:00.

Tarifa e ulët u mundëson konsumatorëve që të paguajnë më pak për energjinë elektrike të shpenzuar gjatë këtij intervali kohor. Për këtë arsye, familjet këshillohen që pajisjet elektrike me konsum më të madh, si lavatriçet, enëlarëset dhe bojlerët, t’i përdorin, kur është e mundur, gjatë orëve të tarifës së ulët.

Megjithatë, çmimi i energjisë elektrike varet edhe nga sasia e konsumit mujor. Për konsumatorët familjarë që tejkalojnë pragun prej 800 kilovat-orësh në muaj, pjesa e konsumit mbi këtë kufi faturohet me tarifa më të larta.

Konsumatorët mund ta kontrollojnë ndarjen e shpenzimit ndërmjet tarifës së lartë dhe asaj të ulët në faturën mujore të energjisë elektrike.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër të vështirë energjetik, duke thënë se çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur në rreth 500 euro për megavat-orë që në ditët e para të nëntorit.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka krahasuar situatën aktuale me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.

Ajo ka thënë se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është konflikti në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka ndikuar në furnizimin me naftë dhe gaz natyror të lëngëzuar.

Rizvanolli ka theksuar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.

Sipas saj, projekti ka pasur vonesa, ndërsa Ministria ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me KEK-un dhe Bashkimin Evropian për përshpejtimin e punimeve.

Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total./Meteoballkan/

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

22 minutes ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

4 days ago