<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Telegrame “të hapura”, mes Ismail Qemalit e Esat Pashës!

LUMË “EPITETESH” …

Më 1912, Shqipëria u bë e pavarur, por në vend kishte disa pushtete. Në jug, qeveria e Ismail Qemalit, në Shqipërinë e Mesme, Esat Pashë Toptani, në Shkodër, fuqitë e huaja si administratore, në veri malësorët që qeveriseshin vetë.

Rivaliteti mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashë Toptanit ishte i madh. Vendi ndodhej para një lufte civile.

Kishte zëra, se Esat Pasha po favorizonte një turk, për t’u bërë princ i Shqipërisë, ndonëse zyrtarisht përbetohej se përkrahte ardhjen e Princit Wilhelm zu Wied, si sundimtar.

Më 9 janar 1914 disa forca që mbështesnin Esat Pashën, kryen sulme në periferi të Elbasanit, për të këputur lidhjet telegrafike mes Elbasanit dhe Vlorës.

Mytesarifi i Elbasanit, Aqif Pasha, i cili ishte lojal ndaj qeverisë së Vlorës, i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë, ku paralajmëronte rrezikun nga forcat e Esat Pashës.

Komisioni i Kontrollit ishte njëfarë UNMIK-u, që duhej të kujdesej për qeverisjen e Shqipërisë dhe evitimin e kaosit total.

Komisioni dhe qeveria e Ismail Qemalit u mblodhën në Zyrën e Telegrafit në Vlorë për të komunikuar me Aqif Pashën, të cilin e porosisnin të mos dorëzohej, ndërsa Esat Pashës i bënin thirrje të ndalej.

Kështu nisi një luftë me telegrame, mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashës.

Oficeri hollandez Lodewijk Thomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ngritur një forcë efikase policore, ka treguar se shkëmbimi i telegrameve mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashës, ishte një rast i papërsëritshëm për të studiuar fjalorin e sharjeve në gjuhën shqipe.

Esat Pasha e quante Ismail Qemalin “të poshtër” dhe “aventurier”, Ismail Qemali ia kthente: “grabitës”, “vrasës” etj.

Oficeri Thomson u vra në Durrës, gjatë sulmit të fshatarëve të Shqipërisë së Mesme që mbështesnin Haxhi Qamilin.

Fan Noli i kushtoi një poezi Lodewijk Thomsonit (Thomsoni dhe kuçedra).

Te Ura, te Ura

Vraponi, o burra.

Me armë, me topa, me kordhë e me shpata.

Se dolli kuçedra e errët nga nata,

Se ngriti bajarakun e lyer me gjak

Dhe sulet prej Shjakut në Durës me vrap.

Kuçedr’ e Turqisë,

Hyen’e urisë,

E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari

Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,

Si gjarpër zavarniset, i sillet përqark,

Me dinin në gojë, me helm në bark.

Përshkrimi i luftës së telegrafëve nga Thomson, përmendet në librin “Esat Pashë Toptani. Njeriu, lufta, pushteti” të publicistit Ilir Ikonomi, shkruan Enver Robelli. /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

8 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

8 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago