Fotografi bardhezi të 100 viteve më parë janë rikthyer me ngjyra, për të treguar se si personeli mjekësor luftoi kundër gripit spanjoll në vitin 1918, në një kohë ku mjekët dhe infermierët në të gjithë botën po përballen me një tjetër krizë shëndetësore, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit të ri, Covid-19.
Në fotografi duken qendra të ndryshme komunitare dhe fusha sportive në Shtetet e Bashkuara, që janë shndërruar në spitale të përkohshme për t’u kujdesur për të sëmurët, ndërsa kinematë ishin të mbyllura dhe njerëzit të detyruar të mbanin maska në fytyrë kur dilnin në ambiente të hapura ose përdornin ambientet publike. Fotografitë e tjera tregojnë situatën tragjike dhe në vende të tjera, si Kanadaja dhe Franca.
Sëmundja, e cila shpërtheu pas nisjes së Luftës I Botërore, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin, duke marrë jetën e mbi 20 milionë personave, edhe pse historianë të ndryshëm e çojnë këtë shifër në 50 milionë.
Vala e parë e virusit, që ishte një mutacion i gripit të zakonshëm, kaloi pa u vënë re, pasi njerëzit shëroheshin brenda 2-3 ditëve, por vala e dytë ishte vrastare, pasi njerëzit humbnin jetën vetëm pak orë pasi shfaqnin simptomat e para, ku ndër të tejra, lëkura u merrte një ngjyrë blu, ndërsa mushkëritë mbusheshin me ujë, duke bërë që të mbyteshin. Pandemia u ndal vetëm me ardhjen e verës së vitit 1919.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…