Si në shumë kryeqytete të botës, edhe në kryeqytetin çek Pragë do të ketë një shesh “Skënderbej”. Pas Budapestit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar edhe Pragën, pas vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti për t’i dhënë një prej shesheve kryesore emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Pragës Zdenek Hrib.
“Është gjithmonë kënaqësi takimi me kryetarin e Pragës, mikun tim Zdenek Hrib. Si shumë kryeqytete të botës edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, në nderim të heroit tonë kombëtar! Mirënjohje Zdenek dhe Këshillit Bashkiak të Pragës për nismën,” shkruan Veliaj në mediat sociale.
Tre muaj më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi në Budapest së bashku me homologun e tij, Gergely Karácsony, bustin e heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Parkun Qendror të kryeqytetit hungarez. Busti, dhuratë nga Bashkia e Tiranës për qytetin e Budapestit, u vendos përballë memorialit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadi./tvklan.al
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…