Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur në rrugë.
Zakonisht, majmunët ushqehen mirë nga vizitorët, por izolimi shkaku i valës së tretë të pandemisë ka shkaktuar përsëri mungesë ushqimi për kafshët në Lopburi, qytet në pjesën qendrore të Tajlandës.
Në video shihet se si dy grupet e majmunëve përballen mes vete në një kryqëzim të ngarkuar me automjete. Vozitësit u detyruan që të presin në rrugë për më shumë se katër minuta, shkruan Daily Mail,
Një dëshmitar, Khun Itiphat, tha: “Isha në një ndërtesë afër tempullit, kur i dëgjova majmunët duke klithur. Kishte shumë dhe të gjithë rrinin së bashku. Pashë që kishin një mosmarrëveshje, pastaj të gjithë vrapuan në rrugë dhe filluan të ndeshen.”
Një përleshje e ngjashme masive mes majmunëve kishte ndodhur në marsin e vitit të kaluar, kur dy grupe majmunësh ishin ndeshur nga dy anët e një hekurudhës për shkak të copëzave të ushqimit.
Qyteti ku ndodhi ngjarja e pazakontë vizitohej rregullisht nga turistët para pandemisë. Ata i ushqenin majmunët me shumë ushqime të ëmbla.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…