Jahti i Mbretëreshës së Anglisë në Durrës.
Në shkurt të 1862 jahti mbretëror “Osborne” hyri në Limanin e Durrësit. Një port i vogël por piktoresk Otoman në brigjet shqiptare. Jahti kishte si mysafir të shquar Princin e Wellsit me vonë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë.
Princi i Kurorës, i biri i Mbretëreshës së famshme Viktoria, udhëtonte për katër muaj në Lindjen e Mesme si pjesë e edukimit të tij klasik. Itinerari i udhëtimit ishte perzgjedhur me shumë kujdes nga Mbretëresha dhe princi shoqërohej nga profesorë të historise antike, arkeologë të shquar dhe fotografi i Familjes Mbretërore Francis Bedford.
Princi qëndroi vetëm disa ditë në Durrës ku shoqëruesit e tij u munduan ti tregonin rrënojat antike të një metropoli që dikur kishte një famë të madhe dhe ku emra të njohur të historisë kishin lënë gjurmët e tyre.
Imagjinoni 152 vjet të shkuara megjithëse Durrësi otoman ishte një gjysem moçalishte rrënojat madhështore të së shkuares ndillnin kureshtjen e Mbreterëshes Viktoria dhe të gjithë shpurës së profesorëve klasikë anglez.
Princi Eduard i cili kalëroi kodrave të Durresit shkroi në ditarin e tij mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë, shkruan Auron Tare. Po sot?
A do të ishte Durrësi një qytet ku cilido Mbret apo Mbretëreshë, profesorë apo fotograf, qytetar apo fshatar do të donte ti jepte edukimin klasik fëmijëve të vet?
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…