<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Gana konfirmon rastet e para të virusit vdekjeprurës “Marbug”

Gana ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg, një sëmundje shumë infektive në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebola.

BBC shkruan se sipas raportimeve dy pacientët vdiqën së fundmi në spital në rajonin jugor të Ashantit.

Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal.


Zyrtarët shëndetësorë në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Nuk ekziston ende asnjë trajtim për Marburg, por mjekët thonë se pirja e sasive të mëdha të ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar.

Lexo më shumë Si transmetohet lija e majmunëve dhe ç’të bëni për t’u mbrojtur
Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes transmetimit të lëngjeve trupore.

Është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale me simptoma të tilla si dhimbje koke, ethe, dhimbje muskulore, të vjella gjaku dhe gjakderdhje.

Zyrtarët po paralajmërojnë njerëzit që të qëndrojnë larg shpellave dhe të gatuajnë tërësisht të gjitha produktet e mishit përpara se t’i konsumojnë ato.

Në Afrikë, shpërthime të mëparshme dhe raste sporadike janë raportuar në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrikën e Jugut dhe Ugandë, thotë OBSH. Shpërthimi i parë i Marburgut ishte në Gjermani në vitin 1967 ku vdiqën shtatë persona.

Lexo më shumë Si transmetohet lija e majmunëve dhe ç’të bëni për t’u mbrojtur
Virusi vrau më shumë se 200 njerëz në Angola në 2005, shpërthimi më vdekjeprurës i regjistruar sipas organit global të shëndetit.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

21 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

21 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago