Qentë e racës golden retriever janë mësuar historikisht të përballen edhe kafshët e egra që kërcënonin kopetë. Por nuk kanë patur të bënin me mjellmat, me sa duket.
Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale një video amatoriale i pronarit të një qeni në qytetin kinez të Chendu, i cili po shoqëronte kafshën shtëpiake në një nga shëtitjet e tij.
Në një moment, qeni që quhet Xi Shi mendoi të freskohet pak në liqenin e parkut. Por në pak sekonda hija e zezë e një mjellme, që me sa duket e gjykonte si të vetin atë territor, iu vërsul pa frikë qenit.
Në elementin e ujit, përballja u duk pothuajse e pabarabartë, dhe agresiviteti i mjellmës detyroi Xi Shi të rikthehej bisht ulur të pronari, që po e thërriste i trembur për pasoja më të rënda.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…