Shpesh mendohet se pasagjeri është ai që ka më shumë gjasa të dëmtohet në një aksident.
Statistikat e aksidenteve rrugore, për fat të keq, janë të sakta. Analiza e plotë mund të dërgojë në njohuri të rëndësishme kur bëhet fjalë për sigurinë, dhe kjo është një prej tyre.
Megjithëse mendohet se pasagjeri është ai që ka më shumë gjasa të vdesë në një aksident, organizata belge e sigurisë rrugore VIAS pretendon se nuk është kështu.
Instituti VIAS tregon se drejtuesi i mjetit është më i prekshëm se pasagjerët e tjerë. Shoferi është i ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes në një aksident trafiku 37 për qind më shumë se një pasagjer, madje 47 për qind më shumë se ata që ulen në sediljet e pasme, shkruan portali gocar.be.
Vendi më i sigurt në një makinë është në mes të ulëses së pasme. Është kusht që të ketë rripin e sigurimit me tre pika dhe ta përdorë pasagjeri në mjet.
Në këtë rast, shanset për të mbijetuar të personit të ulur në mes rriten me 25 për qind në krahasim me dy pasagjerët e mbetur në ulësen e pasme.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…