Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me fruthin, i cili është përhapur në gjithë Evropën, edhe në Shqipëri.
Pediatrja thekson se personat e pavaksinuar e përhapin infeksionin duke u bërë problem edhe për komunitetin, kopshte, shkolla ambiente publike. Po ashtu shton se nuk ekziston trajtim i posaçëm antivirusal kundër virusit të fruthit.
“Personat e pavaksinuar e përhapin infeksionin duke u bërë problem edhe për komunitetin, kopshte, shkolla ambiente publike. Fëmijët e vaksinuar janë të mbrojtur nga virusi i Fruthit. Edhe nëse bien në kontakt me këtë virus ato e kalojnë si një grip i zakonshëm.
Vaksinimi kundër fruthit në Shqipëri bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut si vaksinë e kombinuar fruth+parotitis + rubeolё(MMR).
Rivaksinimi i fëmijëve aplikohet para moshës shkollore. Nuk ekziston trajtim i posaçëm antivirusal kundër virusit të fruthit. Mjekimi është simptomatik. Qetësues të temperaturës, perfuzione, vitamina, shurupe kolle”, shkruan pediatrja./
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…