<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HIDDEN

Zjarret godasin Kretën e Greqisë, mbi 220 zjarrfikës në luftë me flakët, mijëra banorë dhe turistë largohen nga ishulli

Mbi 220 zjarrfikës po luftojnë për të dytën ditë radhazi me zjarret e mëdha në ishullin grek të Kretës, ku rreth 8 mijë banorë dhe turistë janë detyruar të evakuohen. Erërat e forta po e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen, ndërsa në disa raste mjetet ajrore nuk kanë mundur të ngrihen fare.

Zjarri më i madh vazhdon të jetë aktiv në jug të rajonit të Rethymnos. Flakët, të favorizuara nga erërat që kanë arritur deri në 102 kilometra në orë, janë përhapur drejt fshatrave dhe zonave turistike, duke iu afruar edhe Agia Galinit. Sipas autoriteteve lokale, fronti aktiv i zjarrit i kalon 15 kilometrat.

Flakët kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha me ullishte, toka bujqësore, banesa dhe objekte blegtorale, ndërsa dëmet ende nuk janë përllogaritur plotësisht.

Në operacion janë angazhuar 224 zjarrfikës, 11 njësi të specializuara për zjarret në pyje, 53 automjete zjarrfikëse, vullnetarë, autobote me ujë, mjete të rënda dhe shtatë ambulanca. Përforcime kanë mbërritur në Kretë edhe nga Greqia kontinentale.

Bilanci i viktimave është rënduar. Dy zjarrfikës humbën jetën gjatë ndërhyrjes në Kretë, pasi mbetën të bllokuar në një rrugë malore dhe humbën orientimin për shkak të tymit të dendur. Një zjarrfikës i tretë ndërroi jetë gjatë shuarjes së një zjarri tjetër pranë Gytheios, në jug të gadishullit të Peloponezit.

Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis, nderoi zjarrfikësit e rënë në detyrë, duke folur për “realitetin e ri të ashpër” me të cilin përballet vendi çdo verë.

Ndërkohë, Shërbimi Zjarrfikës grek bëri të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 37 zjarre në zona pyjore dhe rurale. Tridhjetë prej tyre janë vënë nën kontroll, ndërsa operacionet vazhdojnë në disa fronte, përfshirë Kretën dhe zonën e Plomarit në ishullin Lesbos.

admin admin

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

6 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

7 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

8 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

10 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

10 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

10 hours ago