<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, historia e panjohur e urës së famshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

shtë vepra më e madhe monumentale dhe inxhinierike e ndërtuar rreth viteve ‘70 të shekullit të 18-të në Ballkan, nga Perandoria Osmane. Ka marrë emrin “Ura e Vezirit”, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, i cili në një udhëtim për në Kosovë u prit në një darkë pune nga paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit në shtëpinë e Halil Agë Sakatit. Në këtë takim përfaqësuesit e këtyre fshatrave i kërkuan Vezirit të tyre ndërtimin e një ure mbi lumin Drin të Bashkuar. Pas përgjigjes pozitive, ai dërgoi specialistët e tij më të mirë për studimin e vendit dhe hartimin e projektit të urës, duke u mbështetur në pozicionin ku do të vendosej objekti.

Pas pak kohësh, filloi puna për grumbullimin e materialeve të nevojshme, sidomos të gurëve të ndërtimit dhe gurëve gëlqerorë. Këto të fundit, sipas të dhënave gojore, pasi u dogjën në furra dhe u shuan me ujë në gropa, u mbuluan me dhera, e u lanë për staxhionim për pesë vjet, kohë kjo, e mjaftueshme për forcimin e gëlqeres. Thuhet se gjatë përdorimit, gëlqerja u përzje edhe me të bardhë vezësh.

Punimet në Urën e Vezirit kanë zgjatur 7 vjet dhe për ndërtimin e saj kanë marrë pjesë qindra punëtorë e specialistë, disa prej të cilëve dibranë. Ura ishte 200 m. e gjatë dhe është ndërtuar me 5 harqe të madhësive të ndryshme. Tre harqet e mesit janë më të mëdhenjtë e më të gjerët.

Por edhe këtu, harku i mesit, në raport me dy të tjerët dallohet si për madhësinë edhe për lartësinë (20 m.), ndërsa dy harqet e krahëve anësorë ishin më të vegjël dhe të mbështetur në shpatet e malit. Nga ana teknike ishte llogaritur që përmes këtyre hapësirave të kalonte gjithë sasia e ujit që mundë të sillte Drini.

Këmbët e urës ishin të vendosura mbi shkëmbinj të fortë gabrorë. Mbi këmbët mbështetëse (pilat) qenë hapur 13 dritare të madhësive të ndryshme me harqe në formë lundre që shërbenin edhe këto për shkarkimin e ujit të tepërt në raste prurjesh të mëdha. Traseja, pjesa e kalimit mbi ure, nuk ishte projektuar e rrafshët, por me ngjitje e zbritje për shkak të dy gungave në harqet kryesore të urës.

Së bashku me urën, në krahun jugor të saj, ka qenë ndërtuar edhe një ndërtesë njëkatëshe, e cila në fillim ka shërbyer si vend strehimi për punëtorët dhe mjeshtrit që punuan aty, e më pas, gjatë sundimit Osman, ka shërbyer si pikë doganore dhe në fund si han për udhëtarët, prandaj edhe është quajtur; “Hani i Urës së Vezirit”.

Gojëdhëna na thotë se banorët e zonës për rreth, për ndërtimin e kësaj ure kanë qenë të detyruar të paguajnë një taksë të veçantë, taksën e urës. Shumë afër Urës së Vezirit ka qenë edhe një burim me uji të pijshëm me emrin “Kroi i Hanit”.

Në përfundim të Urës së Vezirit, ndërtuar në nyjën më kryesore dhe më strategjike të kohës ku lidheshin rrugët më të mëdha si rruga Shkodër – Prizren, rruga Shkodër – Gjakovë dhe rruga Fandë – Qafë Kumbull – Shkodër etj., veziri jo vetëm që mbajti një premtim të dhënë për popullin që ia kërkoi, por ai ndërtoi një vepër me rëndësi ekonomike, strategjike dhe ushtarake, me perspektivë për lëvizjen e udhëtarëve, tregtarëve, e karvanëve.

Në kujtimet e veta, Edith Durham (1909) shkruan: “Ura e Vezirit, një urë madhështore me shtatë harqe, të gjitha të ndryshme, por efekti në tërësi ishte i mahnitshëm. Ajo është një vepër e një artisti të madh, sepse nuk mund të parafytyrohet gjë më e harmonizuar, me panoramën për rreth”.

Në vitin 1914, forcat serbe, në rrugëtimin e tyre pushtues drejt Shqipërisë, të ndjekura nga ushtritë austro – hungareze, minuan Urën e Vezirit dhe e shkatërruan atë pjesërisht, duke e bërë të pakalueshme. Në vitin 1968, mbi strukturën e Urës së Vezirit është ndërhyrë duke vendosur një urë druri, për të lidhur me rrugë automobilistike qytetet Krumë, Kukës.

Këtu filloi edhe shkatërrimi i dytë i Urës së Vezirit që u pasua më tej, me shkatërrimin përfundimtar të saj (me tritol) në vitin 1978, si rezultat i ndërtimit të Liqenit dhe hidrocentralit të Fierzës, vendosjes së një linje të lundrimit me anije Kukës – Fierzë e anasjelltas, krijimit të ndërmarrjes së peshkimit dhe lirimit të gjithë zonës ujëmbledhëse të kupës së këtij liqeni nga drurët, shkurret e ndërtime të tjera.

Për pasojë, u shkatërrua një nga veprat më të bukura monumentale të shekullit të XVIII, të cilën për fat të keq nuk do ta kemi më, veçse në fotografi apo në ndonjë kronikë filmike që mundë të ketë mbetur në arkivin e ish- Kinostudios “Shqipëria e Re”.

E them me dhimbje të madhe, se nuk na mbetet gjë tjetër veçse të tregojmë: “Na ishte një here një urë, Ura e Vezirit, në Malzi – Kukës,  konstruksioni inxhinierik më i madh, më i mirë dhe më i realizuar për atë kohë, ndërtuar mbi lumin Drin të Bashkuar që sot s’ekziston më. Kemi humbur përfundimisht një vepër të rrallë të kulturës monumentale shqiptare!…

admin admin

Recent Posts

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

3 hours ago

Po i lani flokët gabim? Rregulli 60-sekondësh që ndryshon gjithçka nga dushi i sotëm

    Shumica prej nesh mendojnë se larja e flokëve është procesi më rutinë i…

3 hours ago

Dhimbja e fytit nuk po të lë rehat? Këto ushqime mund të të ndihmojnë

    Dhimbja e fytit është një ndjenjë tejet e bezdisshme dhe shpesh mundohemi të…

4 hours ago

Mëlçia – Si t’i dalloni shenjat e para të problemeve në organizëm

    Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ka shumë…

8 hours ago

Këshilla si të mbroheni nga virozat gjatë pushimeve në bregdet

    Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak…

10 hours ago

Si të identifikoni shenjat e sulmit në tru

    Sulmi në tru është një gjendje tejet e rrezikshme ku ndërpritet qarkullimi i…

10 hours ago