Kartëmonedha zvicerane prej 1,000 frangash, ndër më të vlefshmet që ende qarkullojnë në botë
Kartëmonedha zvicerane prej 1,000 frangash konsiderohet si një nga kartëmonedhat me vlerën më të lartë që vazhdon të jetë në qarkullim të rregullt në botë, transmeton albinfo.ch.
E njohur për ngjyrën e saj vjollcë dhe dizajnin modern, ajo përfaqëson një fuqi të madhe blerëse në një copë letër të vetme. Ndërsa shumë vende kanë hequr nga qarkullimi kartëmonedhat me prerje të larta – siç ishte kartëmonedha prej 500 eurosh – Zvicra ka vendosur ta mbajë në përdorim kartëmonedhën prej 1,000 frangash.
Ajo është një nga simbolet e sistemit financiar zviceran dhe njihet për teknologjinë e avancuar të prodhimit dhe elementët e shumtë të sigurisë kundër falsifikimit.
Edhe pse pagesat elektronike po përdoren gjithnjë e më shumë, kartëmonedha prej 1,000 frangash vazhdon të përdoret në Zvicër, veçanërisht për transaksione me vlera të larta dhe nga personat që preferojnë pagesat me para në dorë.
Për shumë njerëz, ajo mbetet jo vetëm kartëmonedha më e vlefshme në qarkullim, por edhe një nga më të veçantat për nga dizajni dhe historia e saj. /Albinfo.ch
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…