<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

 

 

Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse nuk duhet përdorur pranë nxehtësisë

Produktet për mbrojtje nga dielli në formë spreji janë ndoshta mënyra më e lehtë, më e shpejtë dhe më praktike për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit. Megjithatë, edhe gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes.

Ato veprojnë njësoj si llojet e tjera të kremrave kundër diellit, si emulsionet, xhelët, stikat e të tjera, sa i përket mbrojtjes nga rrezatimi diellor. Dallimi kryesor qëndron kryesisht te tekstura dhe mënyra e aplikimit.

Shumica e sprejeve për mbrojtje nga dielli përthithen lehtë nga lëkura falë përbërjes së lehtë, nuk lënë gjurmë yndyre dhe, në të njëjtën kohë, janë rezistente ndaj ujit. Megjithatë, ka disa këshilla që ia vlen t’i dini nëse sprejet janë zgjedhja juaj.Kushtojini vëmendje sasisë së sprejit që aplikon

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), sasia e kremit kundër diellit që i nevojitet një të rrituri për ta mbuluar plotësisht trupin është afërsisht sa ajo që mund të mbajë në pëllëmbë.

Meqenëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht sa sprej keni spërkatur në lëkurë, rregulli është të spërkatni derisa lëkura të fillojë të shkëlqejë. Po ashtu, është e rëndësishme të mbani mend se një shishe spreji për mbrojtje nga dielli prej rreth 150 ml zakonisht mjafton për afërsisht gjashtë aplikime.

Aplikojeni mirë dhe në mënyrë të barabartë menjëherë pas larjes në det

Për t’u siguruar se nuk keni lënë pa mbuluar ndonjë pjesë të trupit dhe se kremi kundër diellit është shpërndarë në mënyrë të barabartë në lëkurë, aplikojeni menjëherë pas larjes. Mos harroni të mbuloni edhe zonat që shpesh anashkalohen ose janë më të vështira për t’u arritur, si veshët, balli, hunda, shputat dhe pjesa prapa gjunjëve.

Spreji kundër diellit mbetet sprej…

Asnjëherë mos e aplikoni sprejin kundër diellit, as ndonjë produkt tjetër në formë spreji, pranë burimeve të nxehtësisë ose pranë diçkaje të ndezshme, si qirinjtë, për shembull, apo gjatë kohës që pini duhan.

 

 

Edhe pse kremi kundër diellit nuk konsiderohet material i ndezshëm, ai mund të bëhet i tillë kur përdoret në formë spreji. Prandaj, sigurohuni që të jeni larg çdo burimi të mundshëm rreziku.

Këshillë shtesë: Pavarësisht nga lloji i kremit kundër diellit që përdorni, mos harroni ta riaplikoni çdo dy orë kur jeni në ambient të hapur, ose menjëherë pas notit apo djersitjes së tepërt.

admin admin

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

4 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

4 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

5 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

7 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

7 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

8 hours ago