<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

 

 

Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i thjeshtë përcakton kufirin mes sigurisë dhe ngrirjes së panevojshme

 

 

Pavarësisht stinës, frigoriferi duhet të mbahet gjithmonë në një temperaturë nën 4°C. Kjo sepse bakteret nisin të shumohen më shpejt sapo ushqimi arrin ose e kalon këtë nivel temperature.

Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, temperatura e rekomanduar për frigoriferin është afërsisht 3°C, megjithëse ajo mund të ulet edhe deri rreth 1.5°C. Kjo bën të mundur që pjesët më të ngrohta të frigoriferit, si dera, të qëndrojnë nën 4°C, ndërsa pjesa e pasme të mos ftohet më tepër seç duhet. Kur temperatura shkon pranë 1°C, ushqimet mund të fillojnë të ngrijnë.

 

 

A duhet rregulluar temperatura gjatë verës?

Nëse në verë ambienti i shtëpisë bëhet më i ngrohtë, mund të duket e arsyeshme ta ulni temperaturën e frigoriferit. Megjithatë, për pjesën më të madhe të pajisjeve moderne, kjo zakonisht nuk është e nevojshme. Nëse vini re se frigoriferi nuk po ftoh sa duhet, atëherë temperatura duhet kontrolluar.

 

Shumë frigoriferë të rinj janë të pajisur me ekran digjital që tregon temperaturën aktuale, duke e bërë më të thjeshtë verifikimin. Ndërsa modelet më të vjetra ose ato më bazike shpesh kanë vetëm një rrotëz me numra, si 1 deri në 5, ku nuk kuptohet gjithmonë qartë sa e ftohtë është pjesa e brendshme. Në raste të tilla, zgjidhja më e mirë është përdorimi i një termometri.

 

 

Akoma më mirë është të vendosni dy termometra: një në raftin e sipërm dhe një tjetër në raftin e poshtëm, duke i parë herë pas here. Nëse temperatura afrohet te 4°C, shtoni nivelin e ftohjes. Më pas, pas 24 orësh, kontrollojeni përsëri për të parë nëse situata është përmirësuar, transmeton Telegrafi.

 

 

Si ta mbani frigoriferin të ftohtë gjatë verës?

• Mos e lini derën e frigoriferit hapur më shumë nga sa duhet.

• Mos rrini përballë frigoriferit duke vendosur çfarë të merrni.

• Një frigorifer i mbushur e ruan më lehtë temperaturën; nëse është bosh, mund të vendosni brenda shishe me ujë ose pije.

 

 

• Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në brendësi të frigoriferit.

• Ushqimet e ngrohta lërini të ftohen përpara se t’i fusni në frigorifer.

• Në rast ndërprerjeje të energjisë elektrike, mbajeni derën të mbyllur sa më shumë të mundeni.

 

 

• Pastroni rregullisht pluhurin nga rrjetat e pasme të frigoriferit, pra nga kondensatori.

• Kontrolloni gomat e derës dhe ndërrojini nëse nuk mbyllen siç duhet.

admin admin

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

4 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

5 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

6 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

8 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

8 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

8 hours ago