<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Truku pesë minutësh për të larguar aromën e keqe nga lavamani

 

Kuzhina është ndoshta ambienti më i ngarkuar në një shtëpi, ku ndodhin lloj-lloj aktivitetesh, por kur bëhet fjalë për atë që vuan më shumë në kuzhinë, pa dyshim është lavamani. Me gjithë enët që lahen çdo ditë, është krejt normale që lavamani i kuzhinës të bllokohet herë pas here dhe të lëshojë erë të pakëndshme.

 

Edhe pse kjo është diçka e zakonshme, sigurisht që nuk është e këndshme. Fatmirësisht, ekzistojnë mënyra të thjeshta për ta parandaluar. Por përpara se të mësojmë si të parandalojmë erën e keqe të lavamanit, është mirë të kuptojmë pse ai mund të kundërmojë.

 

Sipas kompanisë Heat and Plumb, ekzistojnë dy arsye kryesore: grumbullimi i mbetjeve ushqimore në tubin e shkarkimit dhe mundësia që era të vijë nga sistemi i kanalizimeve. Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta për të larguar erën e pakëndshme, përfshirë një metodë krejtësisht falas – ujin e vluar.

 

 

Ekspertët e kompanisë së ngrohjes dhe hidraulikës zbuluan një truk pesëminutësh për të hequr erën, i cili është shumë i thjeshtë. Heat and Plumb shkruan: “Më e thjeshta është të zieni një tenxhere ose një ibrik me ujë dhe më pas ta hidhni ngadalë në tub. Lëreni për 5 minuta që të shpërbëjë çdo grumbullim dhe pastaj hapni rubinetin e ujit të ftohtë. Kjo duhet të shpëlajë yndyrën dhe mbetjet”.

Ata shtuan gjithashtu se mund të përdorni një zgjidhje natyrale me sodë buke dhe uthull “nëse keni nevojë për diçka pak më të fortë”. Mjafton të hidhni një sasi të vogël uthulle të bardhë në vrimën e shkarkimit, ta lini të veprojë për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të nxehtë.

 

 

Si alternativë, mund të shtoni gjysmë filxhani sodë buke në një filxhan uthull. Kombinimi do të krijojë shkumë dhe, nëse lihet për disa orë, mund të pastrojë vrimën e shkarkimit.

 

 

Këto hapa të thjeshtë janë shumë efektivë për të larguar erën e keqe nga lavamani, por edhe masat parandaluese janë të rëndësishme. Ekspertët sugjerojnë disa prej tyre, si përdorimi i një site (rrjete) në lavaman për të kapur mbetjet ushqimore dhe pastrimi i rregullt i saj; shmangia e hedhjes së yndyrës ose vajit në tub; si dhe hedhja rregullisht e ujit të vluar të mbetur në tub për të vrarë bakteret dhe për të parandaluar zhvillimin e erës së keqe.

admin admin

Recent Posts

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

15 minutes ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

2 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

3 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

3 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

3 hours ago

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

21 hours ago