Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist
Përshkruaj disi me detaje si u shtronte nji sofër iftarit në një gostí të madhe a pasí, dhe çë gjellëna siellte me vehte ky iftar në iftarllëk: ma së pari shtrohej sofrabezi, rreth të cilit radhiteshin shiltet me sofrapeshqirin e gjatë rrumbullak. Në mjedis u vente sqemleja, mbi të cilën qindronte sinija e bakrit, që për rreth zente lirisht 14 vetë të ulun kambëturqisht. Sipër sinisë, për rreth, radhiteshin samunat e lugët, dhe nga nji gotë limonatë ose shirup për seicilin të ftuem.
Përmbi kët siní u vente nji tepsi e bâshme, në të cilën janë rreshtue çinija mesatare e të vogla me ullí, hurma, reçelna gjithnduersh, mjaltë, petulla të thata e qeleposhe, qofte të thata hudërekos, hysarí, gjylaçë, pemë të stinës etj. Nji kjo tepsí, pra me gjithçka përmban, quhet iftarllëk e vlen si antipastë … sa me çilë iftarin.
Si të jetë konsumue e të jetë ngrejtë kjo tepsí e posaçme, atëherë të ia fillojnë me u vu nji nga nji gjellënat (propriamente dette) të bollta të iftarit-gostí, që zakonisht kanë qenë: çorbë, kimë më voe (nga nji herë edhe fërlik, diku edhe mish me lang), peshk tavet (Tirana qeshqek), zarzavate të stinës, bakllavë ose sheqerpare, gjellë me thartinë ose sallatë (për të çilë rishtas oreksin), byrek, sytlijash, dhe si përcjellës të fundit (si shpërlasë) hoshafi (vorfënisht kosi).
Të ftuemve u qitet me la duert në legen bakrit si përpara, ashtu mbas të ngranmes, tue i vu seicilit nga nji havlí në sup. /Marrë nga faqja e Aurel Plasarit në Facebook/
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…